Arrihet marrëveshje mes partive opozitare shqiptare të garojnë bashkë në zgjedhje

received_1628869154078326-560x390.jpeg

Është arritur marrëveshje mes partive opozitare shqiptare në Maqedoni, mëson Fakte nga burime të sigurta. UNITETI, LR PDSH dhe RDK nesër në Shkup do të nënshkruajnë publikisht Marrëveshje për koalicion.

Sipas informacioneve, grupet e punës janë dakorduar për të gjitha çështjet që tangojnë koalicionin e ardhshëm, ndër to edhe daljen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një listë të përbashkët për deputetë.

Nesër pritet edhe nënshkrimi publik i kësaj marrëveshja nga ana e tre kryetarëve të partive.

Opinioni shqiptar gjatë kohë ka kërkuar bashkim të forcave opozitare shqiptare. Disa nisma publike për përafrim të qëndrimeve të këtyre partive përfunduan pa sukses. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ktheje shpresën e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe do të ndikojë në forcimin e votës së tyrë në drejtim të lëvizjes së proceseve të ngecura, në drejtim të duhur.

Komentet