Arrestohet shqiptari, shitës i kokainës – VIDEO

0-145.jpg

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Padova. Bëhet fjalë për Bibil Cani, rezident në Bressanvido.

Policia kishte nisur një kontroll në gjithë zonën kur trokitën edhe tek banesa e tij. Ai ishte i dyshuar për trafik droge, ndaj u përzgjodh për një kontroll.

Qeni nuhatës zbuloi 12 gram kokainë. Policia nga ana tjetër gjeti 2700 euro, para që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë.

Komentet