Arrestohet kumanovari që plagosi Azem Vllasin

mURATTIIIII-704x440.jpg

Murat Jashari

Burime të Insajderit kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Siç mëson Insajderi, i dyshuari është Murat Jashari, vëllai i ish-komantantit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njokur si “Kumanova”.

Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me informacion nëse ka të dyshuar në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

Zëdhënësi i policis, Bajram Krasniqi, i kontaktuar nga Insajderi, nuk ka dashur të komentojë nëse ka të dyshuar të mundshëm, duke shtuar se shumë shpejtë policia pritet të dalë në konferencë për media, ku do të mësohen të gjitha detajet.

Avokati Vllasi është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 8 të mëngjesit. Ai ka marrë plagë të krahun e majtë, dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetë./Insajderi

FLET AZEM VLLASI PËR PLAGOSJEN E TIJ

Avokati Azem Vllasi ka thënë se “sulmuesi kishte një armë zjarri me silenciator dhe sipas karakteristikave ishte një atentator i porositur”.

Vllasi u plagos të hënën në mëngjes, nga një person, për të cilin policia është vënë në ndjekje.

Avokati Vllasi është shtrirë në QKUK në Prishtinë, por mjekët thonë se jeta e tij është jashtë rrezikut.

“Para orës 8 në mëngjes dikush i ra ziles. Dola. Një person mbante letra në dorë. Tha se kishte një problem pronësor. I thash se këto unë nuk i punoj dhe që të shkojë në rrugën përballë tek një tjetër avokat. A ka ardhur nga Gjermania apo e ka dërguar dikush, nuk e di. Kam hyrë të shkruaj në një copë letër numrin dhe t’ia japë. Kur kam dalë ai më ka sulmuar tek dera me një revole me silenciator, evidente i përgatitur, më ka sulmuar dhe më ka qëlluar në krah e pastaj iku”, ka thënë Vllasi për Radion Evropa e Lirë.

“Sipas të gjitha karakteristikave ai ishte një atentator i porositur. Pse dhe nga kush, hetimet do të tregojnë. Në bazë të punës sime profesionale, nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë problem me askënd. Familja ime nuk ka problem dhe as kontest me asnjeri. Nuk e di se çka të mendoj dhe nuk dua të hamendësoj. Hetimet do të tregojnë çdo gjë”, tha më tej Azem Vllasi.

Komentet
Top