Apple do të prezantojë linjën e re të kompjuterave Mac më 27 Tetor

0-163.jpg

Mbrëmjen e kaluar Recode raportoi se Apple do të mbajë një eveniment më 27 Tetor ku pritet të rifresojë linjën e laptopëve dhe tabletëve iPad.

Raporti citon burime të fshehta ndërsa industria akoma pret që Apple të dërgojë ftesat të cilat edhe do të konfirmojnë zyrtarisht aktivitetin. Sipas spekulimeve të fundit Apple do të prezantojë një MacBook Pro të ri i cili braktis USB-A në favor të USB-C.

Për më tepër Apple do të ndalojë shitjen e modelin 11 inç të MacBook Air që do të thotë se modelet 12 dhe 13 inç do të kushtojnë më pak.

Linja e re e MacBook Pro do të ketë një dizajn të ri më të hollë madje thuhet se butonët funksional do të zëvendësohen nga një panel me prekje OLED. Natyrisht hardueri i brendshëm do të përditësohen në standartet më të fundit të industrisë./Pcworldalbanian

Komentet