Ancelotti: Nuk besoj se Reali ka ndikim te gjyqtarët

auto_ancelotti1478163980.jpg

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka folur pas humbjes 4-2 nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, ku është ndalur te gabimet e gjyqtarëve.

Tekniku italian ka thënë se nuk beson se Los Blancos kanë ndikim te gjyqtarët.

“Nuk mendoj se Real Madridi ka ndonjë ndikim te gjyqtarët. Thjesht ata gabuan sonte”.

“Jam shumë i dhënë pas Madridit, jam tifoz i Realit dhe i dëshiroj gjithë të mirat Zidanes dhe gjithë skuadrës”, ka thënë Ancelotti.

Italiani ka zbuluar se pas ndeshjes i ka takuar gjyqtarët dhe i ka thënë me ironi ‘punë e mirë’

Komentet
Top