Allegri për Enrique: Shpreson mos të jetë një fallxhor

auto_Allegri-Pelatih-Anyar-Juventus1477172794.jpg

Pas suksesit 3:0 në çerekfinalen e vajtjes, Juventusi përgatitet për ndeshjen e sezonit, kthimin në “Camp Nou” kundër Barcelonës. Stadiumi i mbushur me 100 mijë katalanas do të jetë një tenxhere me presion, gati për të shpërthyer, por trajneri bardhezi, Masimiliano Allegri, tregohet edhe njëherë tjetër shumë i matur: “Nuk e di nëse edhe ai vetë e beson atë që thotë. Shpresoj të mos jetë një fallxhor… Unë mund të them vetëm që kam respekt për Barcelonën, por ndryshe nga kolegu im rival, unë kam shumë punë për të bërë, jo shumë kohë për të menduar… Barça ka tre lojtarë aty në sulm që duan një kujdes të veçantë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

Komentet
Top