Allegri nuk shkon në Barcelonë, klubi ka dy opsione për pasardhës të Enriques

auto_Allegri-Pelatih-Anyar-Juventus1477172794.jpg

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez ka hedhur poshtë raportimet e mediave se Massimiliano Allegri do ta merr drejtimin e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm.

“Nuk është e vërtetë se Allegri do të vijnë në Barcelonë.”, ka deklaruar Fernandez për Cadena SER.

Por, Fernandez nuk e ka përjashtuar mundësin që Carlos Unzue (ndihmësi i Luis Enriques) ose Ernesto Valverde (Athletic Belbao) ta marrin drejtimin e ekipit.

“Unzue e njeh klubin me të vërtetë mirë, duke përfshirë sistemin dhe lojtarët, kështu që ai është i përgatitur,” tha ai. “Valverde ka pasur disa sezone të mira, jo vetëm në Athletic Bilbao.”, ka përfunduar Fernandez.

Komentet
Top