Allegri: Një hap para drejt finales

auto_MassimilianoAllegri-deklarate-780x4391492665029.jpg

Juventusi duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të mos qëndrojë vetëm në këtë formë – është shprehur Massimiliano Allegri pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër nuk u mposht as në Camp Nou, ndërsa vazhdoi në fazën tjetër falë fitores prej 3-0 në Torino.

“Duhet t’i urojmë djemtë për gjithë atë që po bëjnë këtë sezon. Është një hap përpara, një kualifikim i merituar ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë”.

“Luajtëm shumë mirë në mbrojtje, më pak në sulm ku dështuam t’i shfrytëzonim kundërsulmet premtuese. Ishim nën presion të zakonshëm këtu, por ishte një hap vendimtar drejt rrugës për në Cardiff (ku zhvillohet finalja)”.

“Thuajse nuk kam dëgjuar që Barcelona nuk ka shënuar gola në dy ndeshje. Lojtarët (e Juves) duhet ta kuptojnë se mund të luajnë akoma më mirë dhe ne po përmirësohemi dalëngadalë”, ka deklaruar trajneri për Mediaset Premium.

Komentet
Top