Aksidentohet një fëmijë në Tetovë

aksident-620x330-1.jpg

Një fëmijë shtatëvjeçar nga Tetova është lënduar rëndë pasi që atë e ka goditur automobili “Pezho” i drejtuar nga një banor 26-vjeçar nga Brodeci. Fëmija me thyerje në pjesën e djathtë të gjurit është dërguar në Spitlain klinik në Tetovë ku i është ofruar ndihmë mjekësore pas çka është dërguar për në kliniakt e Shkupit për t’u kryer intervenim kirurgjik. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski informon se fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato” në afërsi të një punëtorie automekanike. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe sipas informatave filelstare, shkak për fatkeqësinë ka qenë shpejtësia e papërshtatshme. Ky është aksidenti i dytë në bulevardin e njejtë me kënbësor pasi që të mërkurën Hristo P. (39( nga Tetova vdiq si pasojë e goditjes nga automobili “folksvagen polo”, drejtuar nga B.A. (21) nga Tetova.

Komentet
Top