Ahmeti nga Prespa: BDI, gardiani i vetëm i çështjes shqiptare

thumbnail_prespe-2.jpg

Karvani i Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zbarkoi dhe në Prespë. Kryetari z.Ali Ahmeti para prespanëve prezantoi pesë përbetimet e BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm, Ahmeti tha se BDI do të vazhdojë të jetë gardiani i vetëm i çështjes shqiptare në Maqedoni.

Ahmeti porositi hapur prespanët që mos të lejojnë që të ndahen, pasi nga copëtimi i votës tonë dobësohet pozita e shqiptarëve, kurse fitojnë partitë e mëdha maqedonase.

“Vëretet më brengos themelimi i shumë partive politike, pasi copëtimi i votave do na dobësojë, jo që do fitojnë, por do të turpërohen. Çështjen do e dëmtojnë, 4-5 mandate do na ikin, për të marrë 1 depuett të duhen 10 mijë vota, e ato nuk grumbullohen aq lehtë, prandaj nga do që shkoni e flisni, thuani se ne nuk kemi nevojë për ndarje e copëtim, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për më shumë se tre parti. Nga bashkimi asgjë e keqe nuk vjen, nga bashkimi vetëm të mira kemi”, deklaroi kryetari i BDI-s dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së rikujtoi partitë e vogla shqiptare, se përveç fyerjeve dhe urrejtjes që mbjellin në popull, asgjë tjetër nuk do të mund të arrijnë. Ndërkohë tha se partitë politike maqedonase nuk kanë pse të kërkojnë votën shqiptare, pasi përfaqësues legjitim i shqiptarëve mund të jenë vetëm partitë shqiptare.

“Çdo të bëjë BDI pas 11 dhjetorit? Në radhët të parë BDI punon të sigurojë një fitore të fuqishme tek shqiptarët. Ka zëra që thonë se shqiptarët do të votojnë për LSDM-në, por u rikujtoj se përfaqësues legjitim të shqiptarëve janë ekskluzivisht vetëm përfaqësuesit politik shqiptar, se po të ishte ndryshe në Maqedoni nuk do të kishte luftë, e nuk do të vriteshin shqiptar për flamur e arsim. Ne nuk mund të imponojmë se kush do të fitojë tek pala maqedonase,pasi ata vendosin vet, a do të jetë LSDM apo VMRO-DPMNE, ne do të respektojmë vullnetin e shumicësmaqedonase, ashtu siç është parim, që edhe ata të respektojë të njëjtën. Unë i shoh dhe të tjerët, i shoh të gjithë ata kryetar të partive të reja, të vogla, nuk kanë kapacitet, dhe fundja me axhami nuk zgjidhen problemet që na presin pas 12 dhjetorit”,u shpreh Ahmeti.

Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri para banorëve të Prespës u zotua që BDI asnjëherë nuk do të lë anësh këto troje. Ai rikujtoi prespanët se

nuk ka forcë politike në Maqedoni përveç BDI-së në krye me Ali ahmetin i cili mund t’ju prijë shqiptarëve.

“BDI ka vizion të bëjë identifikimin e derteve të prespanëve, por ka edhe zgjidhje për të njëjtat. Kemi platformë se si ne do të bëjmë zgjidhje për ju. Kudo që shkojmë hasim në mikëpritje të ngrohtë, në atmosferë vëllazërore, qartë

marrim mesazh “PO BDI-së, “PO politikave të Ali Ahmetit”. Ne të BDI-së, jemi të interesuar për një fitore të madhe, jemi të interesuar të sfidojmë rezultatin e vitit 2014. Kërkojë nga ju që sa më tepër të punoni në terren, të përcillni porosinë se i vetmi subjekt politik i cili ofron një të ardhme të shënosh kombëtare është BDI. Nuk duhet lejuar që të përçahet vota shqiptare, pasi një gjë e tillë shkon në dëm të shqiptarëve dhe në favor të partive politike maqedonase. Kemi obligim partiak, por edhe kombëtar që të arrijmë maksimumin e votave, që t’ja lehtësojmë punën liderit tonë Ali Ahmeti pas datës 11 dhjetor”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.

Krerët e BDI-së gjatë tubimit të sotëm në Prespë thanë se mandati i kaluar ishte një nga mandatet më kaotike, pasi gjatë dy viteve të fundit Maqedonia u përfshi nga një krizë e thellë politike. Ai u zotua se BDI do të kujdeset që vendi të hapërojë drejt NATO-së dhe BE-së pasi Maqedonia nuk ka kohë që të zvarritet akoma në këtë drejtim.

Komentet