Agjenti: Brozovic largohet nëse paguhet klauzola e lirimit

Marcelo-Brozovic.jpg

Agjenti i Marcelo Brozovic zbulon Interi nuk kanë të drejtë për të bërë një kundër-ofertë nëse dikush paguan klauzolën prej 50 milionë eurove për lirimin e mesfushorit.

Reprezentuesi kroat ishte i lidhur me një largim nga Nerazzurrët në verë, por në dhjetor zgjati kontratën e tij deri në vitin 2021.

Megjithatë, ka një klauzolë lirimi për klubet që nuk janë nga Serie A, dhe përfaqësuesi i tij nuk përjashton një largim të kroatit në fund të këtij sezoni.

“Është e vërtetë, nuk kam folur për atë që nga vera e kaluar”, ka thënë Miroslav Bicanic për Vecernji List.

“Këta zëra nuk kanë efekt në Marcelon, tani ai është përqendruar plotësisht te Interi”.

“Ka një klauzolë prej 50 milionë euro në kontratën e tij, dhe në qoftë se një tjetër klub vjen për Nerazzurrët me këto para, atëherë Interi nuk kanë të drejtë për një kundër-ofertë”, përfundoi agjenti i Brozovicit.

Ndryshe, për shërbimet e kroatit interesim kanë shprehur skuadra të mëdha si Juventusi, Liverpooli dhe Tottenhami.

Komentet
Top