Aftësohuni në Microsoft Office me këto VIDEO trajnime falas

0-116.jpg

Produktet Microsoft Office mund tu duken të lehta për tu përdorur në pamje të parë por në brendësi të tyre gjenden një mori funksionalitetesh për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë.

Ose mbase dini të përdorni mjaft mirë Word por në Excel vuani.

Tani mund të përfitoni asistencë falas nga Microsoft. Gjigandi i sistemit operativ ka publikuar disa video të reja trajnuese për Microsoft Office të quajtura Office Basics.

Ato mbulojnë gjashtë hapësira të Office:

Hyrje bazike në Office
Çfarë është Office 365?
Trajnim Word
Trajnim Excel
Trajnim PowerPoint
Trajnim Outlook

Të gjitha këto kurse janë falas nga Qendra e Trajnimeve të Office. Secili prej tyre mbulon një pjesë të rëndësishme të produkteve Office. Pasi ti keni ndjekur këto trajnim, do gjeni vetveten më efikas në përdorimin e çdo produkt Office.

Komentet
Top