Për Ne

Portali shqipmedia.com është portali më i ri i lajmeve në gjuhën shqipe. Duke parë mungesën e një portali të pavarur te lajmeve në gjuhën shqipe në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri që informon në mënyrë të shpejtë, të paanshme dhe profesionale, lindi edhe iniciativa për themelimin e shqipmedia.com. Dhe pikërisht informimi i drejtë, i shpejtë dhe i paanshëm është synimi i redaksisë së shqipmedias, ndërsa profesionalizmi është tipari që e dallon portalin tonë nga të tjerët. Kjo për shkak se redaksia e shqipmedias përbëhet nga profesionistë të lëmive të ndryshme, si gazetarë, juristë, ekonomistë dhe njohës të mirë të rrethanave politike në vend dhe atyre ndërkombëtare. Gazetarët e portalit shqipmedia.com kanë eksperiencë në gazetat e përditshme në Kosovë, Maqedoni, dhe në shqipmedia.com ato do të kontribuojnë për informimin e shpejtë dhe profesionist të lexuesve. Eksperienca e redaksisë së shqipmedia është garancë për profesionalizmin e portalit. Portali shqipmedia.com do të publikojë tekste dhe tema të përpunuara nga vetë gazetarët e shqipmedia, si dhe mbi 30 lajme të ndryshme në ditë. Poashtu edhe kolumnat dhe analizat e analistëve më të njohur shqiptarë do të jenë pjesë e shqipmedia.com. Pasi suksesi jonë varet vetëm nga Ju vizitorë të nderuar, ju lusim që të gjitha kritikat dhe propozimet ti dërgoni në adresën e redaksisë, me qëllim që së bashku të ndikojmë në perfeksionimin e portalit tonë.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google
web analytics