A po përgaditet për shqiptarët e Maqedonis ndonjë skenar i frikshëm!

17862489_1711716632178043_670654254670944014_n.jpg

Shkrim Nga Selim Iljazi

Përmes keqpërdorimit të mediave pro VMRO-së, dhe përmer huliganve që protestojnë, po përpiqen të provokojë urrejtje dhe frikë mes shqitarëve dhe maqedonve dhe të shkaktojë një luftë midis njerzive që jetojnë në këtë shtet.

A po përgaditet për shqiptarët e Maqedonis ndonjë “skenar i frikshëm”! Kur ndëgjojmë nëpër media se si brohorasin huliganët: “dhoma gazi për Shqiptarët”, “vdekje për Shqiptarët”,”Shqiptar i mirë Shqiptar i vdekur”. Unë me të vërtetë ndihem i turpëruar nga ky vend. Unë jam shqiptar, por Maqedonia nuk është ajo që duhet të jetë për shqiptarët. Jetojmë me stres dhe në kriz të rëndë ekonomiko-politike, sepse shohim se çfarë janë duke u përpjekur për të bërë. Po përpiqen të krijojnë një lëvizje shumë të keqe në Maqedoni. Të gjitha mediat pro VMRO-së përdoren për t’i frikësuar njerëzit nga shqiptarët. Dëshirojnë që maqedontë të luftojnë kundër shqiptarëve.
Në mediat pro VMRO-së prej një kohe të gjatë nuk ka pasur asnjë lajm pozitiv për shqiptarët, por vetëm lajme në kontekstin e propagandës anti-shqiptare, këtu në Maqedoni edhe mediat janë përgjegjës për shkaktimin e problemeve midis shqiptarëve dhe maqedonve.

Gjendja ekonomike në Maqedoni është e keqe dhe tani duan të rrisin frikën ekonomike të njerëzve. Mbi të gjitha, është një plan i madh dhe i rrezikshëm për të shkaktuar kaos, jo të gjithë maqedont janë “huligan”, ka shumë prej tyre që janë të pakënaqur me liderët e tanishëm politikë.
Kjo është gjendje e keqe dhe pikëlluese dhe çdo gjë është bërë disi politike. Unë jam shqiptar, kam lindur në Maqedoni dhe jam shok-mik me shumë maqedon. Kjo në Maqedoni nuk duan të jetë shembull disa mediat pro VMRO-së dhe përhapin gënjeshtra, edhe pse janë në dijeni të së vërtetës.

Në mes të Shkupit “huliganët” mbajn protesta me sloganin ‘kundër shqiptarve’. Si është e mundur kjo dhe kush i lejon këto? Kjo është tronditëse, sepse kur ne dëshirojmë të mbajmë tubim, nuk na lejojnë. Policia e parandalon menjëherë, teksa për “huliganët” e VMRO-së nuk bën asgjë.
Në Maqedoni duhet të ndërtojmë ura të miqësisë midis shqiptarëve dhe maqedonve, për të jetua në këtë shtet, kjo gjë bëhet dalëngadalë, natyrisht. Por jo me politikën dhe me thirjet anti-shqiptare.

Komentet
Top