A ndryshon personaliteti me kalimin e viteve?

0-113.jpg

Kur të shkosh 77 vjeç, do të kesh ndryshuar totalish nga ai tip që ke qenë në rini. Kjo jo vetëm se plakeni fizikisht, por edhe në karakter. Nëse do të takoni një shokun tuaj të klasës, do të lodheshit duke u përpjekur për ta njohur. Kjo jo vetëm për rrudhat, flokët e bardhë por tiparet tona të personalitetit ndryshojnë rrënjësisht nga adoleshenca.

Një studim që ka analizuar personalitetin e qindra pjesëmarrësve në një distancë prej 63 vjetësh, e ka vërtetuar një gjë të tillë. Qelizat e trupit janë zëvendësuar vazhdimisht dhe në të njëjtën mënyrë edhe karakteri ka ndryshuar rrënjësisht gjatë kësaj prridhe të gjatë. Zbulimi duket se kundërshtoi studimet e mëparshme, që kishin dalë në konkluzionin se ka një farë qëndrueshmëria të caktuar në personalitetin e gjithsecilit. Studimi i mëparshëm ishte bërë në periudha të shkurtra, për shembull: nga fëmijëri në moshë të mesme dhe nga mosha e mesme në pleqëri.

Pjesa e parë

Studimi nisi nga një hulumtim i kryer në vitin 1950 tek 1208 skocezë katërmbëdhjetë vjeçarë. Mësuesit e tyre në atë kohë ishin të ftuar për të vlerësuar personalitetin e nxënësve duke përdorur gjashtë parametra: vetë-besimin, këmbënguljen, stabilitetin e humorit, ndërgjegjen, origjinalitetin dhe dëshirën për të mësuar. Të gjitha së bashku, këto tipare kanë kontribuar në zhvillimin e një vlerësimi që përcakton termat e “besueshmërisë”.

Rezultatet

Në një distancë prej më shumë se 60 vjetësh, kërkuesit arritën të gjenin 635 prej nxënësve që ishin në testim në vitin 1950. Nga këta vetëm 174 pranuan që të përsërisnin testin. Këtë herë ishin të afërmit dhe miqtë që vlerësuan personat që iu nënshtruan testit. Ata nuk gjetën asgjë të përafërt me karakterin e testuesve kur ata ishin 14 vjeç. Me pak fjalë, ishte shumë e vështirë që të njihje vullnetarët duke lexuar të dhënat e 63 viteve më parë. Ata kishin ndryshuar rrënjësisht.

Komentet
Top