A kanë qenë në “Listën e vrasjes së tradhtarëve” Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi?

ahmeti-xhaferig-660x375.jpg

Avokati, Azem Vllasi, është plagosur sot, e hënë, nga Murat Jashri, i cili e ka pranuar edhe në dëshminë e tij në polici se vrasjen ka dashur ta kryejë për shkak se e cilëson Vllasin tradhtar, njofton Klan Kosova.

Por, ai ka thënë se nuk vepron i vetëm dhe se është pjesë e një grupi të madh, që shtrihet edhe në dy shtete të tjera pos Kosovës.

Jashari, vëllai i Ismet Jashrit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në deklaratën e tij, po ashtu ka përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, por edhe të zyrtarëve të tjerë të Kosovës, të cilët ai i cilëson si tradhtarë.

Murat Jashari


Ndërsa i dyshuari tjetër për sulmin e sotëm është, Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit, Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës, njofton Klan Kosova.

Deri tani nuk ka ende informacione se kush është struktura e organizuar të cilën e ka përmendur Jashari, e as se cilat janë shtetet ku vepron kjo strukturë.

Nuk dihet as përse ishte pikërisht Azem Vllasi që u sulmua i pari, apo ishte çështje rastësie.

Por, për këto dhe të tjera informacione policia do të mund të hetojë pasi të dyshuarit i arrestoi menjëherë pas sulmit, në periferi të Prishtinës derisa kishin marrë rrugë për në Ferizaj.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar deri tani dy persona të dyshuar, ku njëri prej tyre M. J. (1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është A. LL. viti (1964)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Përndryshe Murat Jashari ka akuzuar rëndë për tradhëti edhe Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin. Ai ka parashtruar para disa viteve qindra pyetje publike Ahmetit dhe Xhaferit por kur nuk mori përgjigje, shkruan Shqipmedia.

Komentet
Top