A ka një moshë ideale për t’u bërë nënë?

0-124.jpg

Kur një grua duhet të krijojë familje? Kjo pyetje ka ngjallur gjithmonë shumë debat. Ka studime të shumta për këtë, ku një pjesë sugjerojnë se një femër duhet të bëhet nënë në moshën 25-vjeçare, të tjera studime tregojnë se mosha ideale është 32-35 vjeç.

Mirëpo, sa qëndrojnë këto studime. Në një anketim të kryer, nënat kanë dhënë përgjigje të ndryshme për sa i përket moshës ideale, duke theksuar se asgjë nuk është e prerë me thikë.

Sipas tyre, një femër mund të bëhet nënë atëherë kur ajo e ndien një gjë të tillë. Por, në shumicën e femrave te të 20-t, gjëja e fundit që ato mendonin ishte të bëheshin nëna. Femrat 20-vjeçare mendojnë të krijojnë karrierën e tyre, të udhëtojnë dhe të shijojnë çdo moment.

Në vendet e zhvilluara mosha mesatare në të cilën femrat martohen është 32 vjeçe, ndërsa për burrat 34 vjeç.

Megjithatë, sipas mjekëve, sjellja në jetë e një fëmije në moshë të madhe ka edhe rreziqe.

Femrat e moshës madhore përballen me rreziqe më të mëdha sesa femrat e reja gjatë kohës që përjetojnë shtatzëninë, po ashtu edhe fetusi që ato mbajnë në bark.

Femrat në moshë të madhe kanë më shumë gjasa ta humbin fëmijën pa e lindur akoma, po ashtu kanë shtatzëni të ndërlikuar dhe bëjnë fëmijë nën peshë.

Mosha e tyre i bën ato më të ekspozuara ndaj artritit, depresionit, kancerit dhe atakut të zemrës, ndërkohë që sjellin në jetë fëmijët e tyre.

Specialistët shprehen se femrat nuk e kuptojnë rrezikun e vërtetë që u kanoset nëse lindin fëmijë në moshë të vonë.

Komentet
Top