A është Ibra gati për Liverpoolin?

auto_zlatanibrahimovic-cropped_dw9npldbrdyz1nawv3vwbp27k1484139060.jpg

Zlatan Ibrahimoviç mungoi në fitoren e Manchester United në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës së Anglisë ndaj Hull City-t (2:0) të martën, për shkak se ishte i sëmurë. Në shtëpinë e tyre ‘Djajtë e Kuq’ morën një fitore të rëndësishme pa pësuar gol. Pas takimit, trajneri Jose Mourinho ka ndalur të sigurojë lidhur me shëndetin e suedezit duke theksuar se do të mbështetet tek ai për sfidën e fundjavës ndaj Liverpool-it në derbin e Anglisë. “Ibrahimoviç është sëmurë, por nuk ka asgjë shqetësuese, mendoj se do të jetë ndaj Liverpool-it. Kjo nuk ishte faza jonë e parë më e mirë. Kemi qenë të ngadaltë dhe të parashikueshëm. Shpesh ia kemi komplikuar gjërat vetes dhe kur situatat ishin të thjeshta. Të dielën kundër Liverpool-it ne do të shkojmë të gjithë të japim më të mirën, lojtarët, tifozët dhe unë”, deklaroi Jose Mourinho për “Sky Sports”.

Komentet
Top