A do ta shese Bayern Kimmich-in ?

auto_bayern-munich-defender-joshua-kimmich1489535465.jpg

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka insistuar se Joshua Kimmich nuk është në shitje.

Mesfushori 22-vjeçari gjatë javës kishte pranuar se nuk është i kënaqur me numrin e paraqitjeve te Bayerni gjatë këtij sezoni. Ai ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje nga fillimi këtë sezon dhe raportohet se Manchester City është në kërkim të tij.

Rummenigge e ka quajtur Kimmichin si pasardhës të Philipp Lahmit dhe ka insistuar se mbrojtësi i djathtë, do të jetë i rëndësishëm sezonin e ardhshëm.

“Kemi plane të mëdha për të në të ardhmen”, ka thënë ai për Sky Sports. “Ai do të jetë pasardhës i Philipp Lahmit. Nga sezoni i ardhshëm ai do të ketë më shumë mundësi. Së paku, ky është plani i Carlo Ancelottit”.

Komentet

0 thoughts on “A do ta shese Bayern Kimmich-in ?”

  1. dardan says:

    Neve na ka mcue si mbas luftes “po na I vrasin njerzit tone shkijet” ato u mbyten tu I vra shiptaret vete shiptaret e hala me muhabete kinse shkijet.
    Po edhe ksaj familje te ngrate kete terror jane duke ja u ba “shqiptaret” !!!…

Top