Akuzoi ish-zv/kryeministrin për abuzim seksual, zhduket tenistja kinezes

by admin
Spread the love

Nuk ka asnjë gjurmë të tenistes kineze, Shuai Peng, e cila është zhdukur që nga 2 nëntori, kur akuzoi ish-zëvendëskryeministrin e vendit të saj, Zhang Gaoli, për abuzim seksual.

Shqetësimi për vendndodhjen e ish-numrit një në renditjen e lojës dyshe në vitin 2014 dhe aktualisht në vendin e 191-të në renditjen individuale, po rritet dita-ditës.

Bota e tenisit dhe e sportit në përgjithësi është mobilizuar në rrjetet sociale me hashtagun #WhereisPengShuai, me synimin që zhdukja e saj të mos lihet në harresë dhe të bëhen hetime për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur.

Nga Naomi Osaka e deri te Serena Williams, Novak Djokovic apo Feliciano López, të shumtë janë tenistët që i janë referuar zhdukjes së koleges së tyre në media apo në rrjetet e tyre sociale.

Kohët e fundit, një kolege është zhdukur menjëherë pasi zbuloi se ishte abuzuar seksualisht”, shkroi Osaka në një mesazh të postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale./ Supersport


Top Channel

You may also like