Shqipëria probleme me zgjedhjet
Problemet në zgjedhjet e 28 qershorit, zënë vend qëndror në pjesën për Shqipërinë, të raportit të Departamenti Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut gjatë 2009-ës. Sipas raportit, zgjedhjet nuk përmbushën plotësisht standardet e kërkuara, ndërsa korrupsioni politik mbetet ende problem i madh. Raporti veçon mos-njohjen e rezultatit të zgjedhjeve nga opozita dhe bojkotimin prej saj të Kuvendit. Dokumenti veçon, se mediat kanë pasqyruar vetëm partitë e mëdha. Lidhur me korrupsionin, Departamenti Amerikan i Shtetit, vë në dukje, se ka patur disa arrestime të zyrtarëve të lartë, por ky fenomen mbetet pengesë për reformat. Gjithashtu, raporti vë në dukje, se sistemi i Drejtësisë nuk vepron në mënyrë të pavarur, ndërsa Qeveria ushtron trysni ndaj shtypit të lirë, duke kujtuar edhe keqpërdorimin e medias për qëllime politike.
Korrupsioni e gjyqësori problemet kryesore në Kosovë
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut thekson se korrupsioni, ndërhyrja e qeverisë në forcat e rendit e sigurisë dhe në gjyqësor mbeten ndër problemet kryesore në Kosovë. Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë.
Legjislacioni në Kosovë në masën më të madhe ofron mbështetjen e nevojshme për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shumë fusha; nga respektimi i lirive themelore, atë për lirinë e shprehjes dhe mediave, mbrojtjen për pakicat, gratë e fëmijët.
Megjithatë, korrupsioni dhe gjyqësori mbeten problemet kryesore lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në vend – janë vlerësimet e raportit më të fundit të Departamentit të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.
Në Maqedoni po tensionohen raportet ndëretnike dhe ndërfetare
Raporti për Maqedoninë tërheq vëmendjen për sfidat e vazhdueshme në lëmi të ndryshme gjatë vitit 2009, duke përfshirë implementimin jo të plotë të reformave në gjyqësi, tensionet ndëretnike dhe ndërfetare, mospërmirësimi i kushteve në burgje si dhe mungesa e një ligji gjithpërfshirës kundër diskriminimit.
Raporti poashtu nënvizon mungesën e mbrojtjes adekuate për protestuesit të cilët në muajin mars e ngritën zërin kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e Kishës Orthodokse në qendrën e qytetit të Shkupit, e cila rezultoi në dhunë dhe efektivisht e pamundësoi mbarëvajtjen e protestës.
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Arrihet ‘pakti’ PD-PS për kutitë
- Veljanovski fton PDSH-në të kthehet në Kuvend
- Mosmarrëveshje midis VMRO-së dhe BDI-së
- Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë
- Gjykata e Hagës, përgënjeshtron lirimin e Haradinajt
- Anashkalohet kultura shqiptare në Maqedoni
