Ambasadat e shteteve të “Quint-it” në Prishtinë, nëpërmjet një deklarate, konfirmojnë qëndrimin e tyre se nuk kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që të bëjë ndryshime në Kabinetin e tij ministror, sepse kjo, siç thonë ata, është përgjegjësi e kryeministrit dhe e partnerëve të koalicionit.
Në një deklaratë të përbashkët, ambasada e Francës, e Gjermanisë, e Italisë, e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklarojnë përkushtimin e tyre për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.
“Quint-i dëshiron të qartësojë se në emër të vet – shteteve të veta – se ata nuk i kanë prezantuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, dëshmi apo të dhëna të inteligjencës
lidhur me veprimet e supozuara korruptive të anëtarëve të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë.
“Shtetet e Quint-it ripohojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar me Qeverinë e zgjedhur të Kosovës për të avancuar interesat e shtetit dhe për të shtyrë përpara qeverisjen e mirë”.
Ky reagim i ambasadave më të fuqishme pason, siç thuhet, disa raporte në media me burim individë të paemëruar, të cilët apostrofojnë Quint-in, si promotor i ndryshimeve në qeveri.
“Quint-i dëshiron të qartësojë se nuk iu ka drejtuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, për të kërkuar ndërrime në Qeverinë e tij.
Shtetet e Quint-it konsiderojnë se kjo është përgjegjësi e Kryeministrit dhe e partnerëve të tij të koalicionit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Zeri
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Arrihet ‘pakti’ PD-PS për kutitë
- Veljanovski fton PDSH-në të kthehet në Kuvend
- Mosmarrëveshje midis VMRO-së dhe BDI-së
- Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë
- Gjykata e Hagës, përgënjeshtron lirimin e Haradinajt
- Anashkalohet kultura shqiptare në Maqedoni

