Home » Kronika nga qytetet » Prezantohet Masterplani i transportit publik në Tiranë

Prezantohet Masterplani i transportit publik në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka prezantuar sot masterplanin e zhvillimit të transportit të qëndrueshëm të kryeqytetit.

Duke qenë se transporti publik konsiderohet nga qytetarët si një nga prioritetet kryesore, Rama ka deklaruar se masterplani do të zgjidhë pikërisht trafikun e rënduar.
“Duke pasur në dorë masterplanin dhe duke pasur në dispozicion gjithë hartën e projekteve që duhet të nisim e të realizojmë për të filluar zbatimin e këtij masterplani kemi në dorë instrumentin që na duhet për të përballuar sfidën e rritjes së lëvizjes dhe të transportit në kryeqytet”- ka thënë Rama gjatë prezantimit të masterplanit, duke shtuar se ky është instrumenti që duhet për të bërë të mundur që cilësia e transportit publik të rritet.
Masterplanit parashikon optimizimin e sistemit ekzistues të transportit publik dhe bashkë me këtë edhe shtimin e rrjetit të linjave të reja.
Deri në vitin 2020 do të ndërtohen më shumë se 100 kilometra korsi të rezervuara për transportin publik dhe 88 kilometra korsi të rezervuara me një drejtim.
Masterplani parashikon ndërhyrje në rrjetin ekzistues të shërbimit ku do të modifikohen 4 linja ekzistuese dhe do të shtohen 2 linja të reja deri në vitin 2011.
Projektet e kësaj faze do të jenë të hapura për publikun duke filluar nga muaji i ardhshëm në pavionin e qelqit në sheshin “Skënderbej”, për mendime dhe komente.

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics