Home » Argëtim » Ngatëron WC-në me ashensorin dhe bie në bodrum

Ngatëron WC-në me ashensorin dhe bie në bodrum

Një kinez ka kaluar me lëndime të lehta pasi që duke menduar se po hyn në nevojtore, ka hapur derën e ashensorit dhe ka rënë në bodrum nga një lartësi prej 30 metrave.

Kinezi 38-vjeç ka qenë mysafir me bashkëshorten në një dasmë. Gjatë darkës është nisur drejt nevojtores dhe nuk është kthyer. Bashkëshortja ka filluar ta thërras në celular, mirëpo ai nuk është paraqitur. Tre orë e gjysmë më vonë, i është përgjigjur thirrjes së saj, por nuk ka qenë në gjendje të flasë dhe ka lëshuar vetëm zëra të çuditshme. Atëherë mysafirët kanë filluar ta kërkojnë dhe e kanë gjetur në fundin e zgafellës së ashensorit.

Mjekët në spitalin lokal e kanë pranuar të lënduarin, kanë qenë të befasuar që kinezi 38-vjeç ka pësuar vetëm me lëndime më të lehta.

Lajme tjera:


Tags:

Leave a comment

web analytics