Një stacion televiziv i Gjeorgjisë ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve pasi që kishte bërë publik një lajm të rrejshëm për invadimin e Gjeorgjisë nga ana e Rusisë.
Televizioni privat Imedi ka emetuar xhirime nga konflikti Gjeorgji – Rusi, nga gushti i vitit 2008, duke raportuar se tanket ruse ishin në rrugë drejt Tbilisit, ndërsa aeroplanët rusë kishin bombarduar portet dhe aeroportet. Vetëm në mbyllje të xhirimit ishte dhënë shpjegimi se informacioni ishte i rrejshëm dhe se ata kanë synuar të tregojnë se çfarë mund të ndodhë.
Qendrat mjekësore kanë raportuar shumë raste kur qytetarët kishin përjetuar sulm në zemër, ndërsa edhe më shumë kishin humbur vetëdijen.
Zyrtarët e qeverisë së Gjeorgjisë kanë dënuar këtë veprim të kësaj qendre televizive.
Lajme tjera:
- Skotlandë: Prodhohet vodka më e fuqishme në botë
- Rrëzohet nga kati i 8-të dhe çohet në këmbë – VIDEO
- Për lumturi nevojiten 77.000 euro në vit
- Starcraft II bëhet lëndë universitare
- Janë gjetur nëntë milionë dollarë në një rezervuar të naftës
- Shpëton mrekullisht pasi goditet nga makina – VIDEO
- Shkon për të vjedhur, ngec në yndyrë
- Ardi nuk pi duhan më
- Pica 1 km, rekord i ri gines
- Australi: Njeriu marimangë përsëri ne aksion – VIDEO
