Home » Sport » Bundesliga: Bunjaku gol për fitoren e Nyrnbergut – VIDEO

Bundesliga: Bunjaku gol për fitoren e Nyrnbergut – VIDEO

Futbollistët e Borusisë së Dortmundit kanë shënuar fitore si mysafir ndaj skuadrës së Bohumit me rezultat 4:1, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të javës së 26-të të kampionatit gjerman, ndërkohë që kampioni aktual Uolfsburg triumfoi bindshëm ndaj Borusia Menhengladbahut 4:0.

Ekipi nga Dortmundi kundër Bohumit erdhi në epërsi në minutën 18 me golin e Sebastian Kel, ndërsa epërsinë e mysafirëve e dyfishoi Mohamed Zidan.

Në minutën 53, disavantazhin e Bohumit e zvogëloi Luis Holtbi, por Lukas
Barios me dy gola, në minutat 74 dhe 77, “vulosën” fatin e vendësve.

Futbollistët e Uolfsburgut deri te epërsia si mysafir në Menhengladbah erdhën me golin e Zvezdan Misimoviq në minutën 41, kurse tetë minuta më vonë në 2:0 e ngriti Edin Xheko nga penalltia.

Golashënues i tretë për kampionin aktual ishte Kristian Gentner në minutën 58, ndërsa rezultatin final, me golin e vet të dytë në takim, e vendosi Xheko në minutën 80.

Ekipi i Hertës, pas humbjes nga Nyrnbergu 2:1, do ta ketë të vështirë mbijetesën në Bundesligë.

Vendësit mirë e filluan takimin duke ardhur në epërsi në minutën 36, përmes golit të Trajanos Gekas. Kthesën e Nyrnbergut e nisi Albert Bunjaku me golin në minutën 61, ndërsa fitoren mysafirëve ua siguroi Angelos Haristeas në çastet e fundit të takimit.

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics