Ndërkohë që po përjeton një afrim të dukshëm me Seldin, Domenikën e “Big Brother” një tjetër dashuri e pret jashtë. Gazeta “Tirana Observer” boton foto ekskluzive të Domenikës me të dashurin e saj. Miqtë e përbashkët të çiftit na bëjnë të ditur gjithashtu se edhe pse në një histori dashurie relativisht të re, Domenika me të dashurin e saj (Albanin) ka krijuar një raport te konsoliduar me njëri-tjetrin. Domenika brenda në shtëpinë e “Big Brother” është duke jetuar një raport shumë miqësor me Seldin, i cili ka shprehur më shumë se një herë që e pëlqen vajzën vlonjate. Domenika po bashkëjeton në shtëpi veç banorëve të tjerë dhe me nënën e saj, Valentinën, e cila është një tjetër konkurrente e spektaklit që transmetohet në “Top Channel”.
Fotot
E ardhur nga Italia, Domenika në asnjë moment nuk e ka fshehur që është një vajzë çapkëne. Duke pasur një tip mjaft të shoqërueshëm, ajo është duke kaluar një histori miqësie me Seldin brenda shtëpisë. Banorët e tjetër të shtëpisë kanë filluar të artikulojnë se Domi dhe Seldi do të shkojnë më larg se miqësia që kanë momentalisht. Por përpara se Domi të futej në shtëpi, përjetonte një lidhje të qëndrueshme me një djalë. Foto të Domenikës që publikohen sot, tregojnë qartë që dashuria e çiftit nuk le për të dyshuar se diçka mes tyre nuk shkon mirë.
Domi-Seldi?
Të gjithë shikuesit e “Big Brother” në dy javët e para të këtij spektakli kanë konstatuar një afrim të ndjeshëm mes Domenikës dhe Seldit. Edhe pse Domi po e paraqet si një miqësi të mirë, Seldi nuk ka nguruar të deklarojë publikisht se është i interesuar për Domin. Loja sapo ka nisur dhe historia e tyre do të jetë edhe më interesante në ditët në vijim. Pikëpyetjet e kësaj marrëdhënie janë nëse Domi dhe Seldi do të rrinë thjesht miq apo mes tyre do të ketë një histori dashurie?
Seldi behet xheloz për Domin
Ndërsa të tjerët flenë, Seldi dhe Domenika diskutojnë me pëshpërima në dhomën e gjumit. Ata të dy diskutojnë për mardhënien dhe ndjenjat midis tyre. Seldi, në diskutim e sipër vazhdimisht i rikujton Domenikës ndjenjat e tij. Të dy të rinjtë debatojnë për faktin që e gjithë kjo është lojë apo e vërtetë. Pasi bisedojnë, ata shkojnë në ballkon dhe bashkë me ta është edhe Pamela. Seldi i thotë Domenikës “Nuk të shof dot afër atij njeriu”, duke iu referuar kështu Eduardit. Seldi është bërë xheloz për një moment kur Edi dhe Domenika rrinin afër njëri-tjetrit dhe djali i kishte puthur dorën Domit. Kjo e kishte bërë Seldin të lëndohej. Pas një diskutimi të gjatë, Seldi i kërkon vajzës që përpara se të rrijë afër ndonjërit prej djemve në shtëpi, të mendojë njëherë për të, pasi ai lëndohet nga kjo gjë dhe për më tepër nuk e duron dot faktin që një djalë tjetër të rrijë pranë saj. Pasi bisedojnë edhe disa minuta të tjera, edhe ata shkojnë të flenë.
Kundërvënia e Domenikës ndaj Bertinës
Bertina i afrohet Domenikës dhe si me shaka e pyet se përse ka kaq qejf që t’i kundërvihet, duke marrë si shembull fjalët e fundit që u thanë teksa pastronin shtëpinë. Domenika ia kthen se asnjëherë nuk e ka bërë këtë gjë, madje nuk është pjesë e natyrës së saj. Bertina tregon se ka vënë re se sa herë do thotë diçka, dikush do kapet patjetër pas asaj fjale, por Domenika i kërkon që të flasë vetëm për veten e saj e jo për të tjerët. Ajo sqaron se asnjëherë nuk i thotë fjalët me ironi apo me të keq. Bertina e mbyll bisedën dhe thotë se ndoshta ka qenë një përshtypje e saj, por duke mos ndryshuar këtë ide që ka krijuar.
Eliminimi
Në spektaklin e ditës së sotme, do të largohet një nga banorët të cilët janë në nominim. Tre banorët që janë të rrezikuar sot janë Valentina, Graciela dhe Bertina. Edhe pse këtë javë ka lënë shtëpinë dhe Gjimi për arsye shëndetësore, sërish një nga të nominuarit do të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Kushtet
Si asnjëherë më parë në historinë e “Big Brother” në Shqipëri, kushtet e shtëpisë nuk kanë qenë më të këqija se këtë herë. Organizatorët kanë vendosur që banorët të jetojnë në modelin e Shqipërisë së viteve ’70. Banorët, edhe pse me vështirësi, nuk kanë shprehur pakënaqësi ndaj kushteve.
Ethet e largimit
Vali dhe Domi janë ulur bashkë në divan dhe po bisedojnë për faktin që Vali mund të dalë nga shtëpia. Vali i thotë të bijës që do t’ia ndjejë shumë mungesën kur të jetë jashtë, por Domi i thotë që e ndjen që ajo nuk ka për të dalë këtë javë. Por Vali nuk duket se ka shumë besim.
Qëndrimi i Domenikës
Domenika, pas një bisede me të ëmën mbi largimin e njërës nga tre të nominuarat e kësaj jave, shprehet se ka për të ndryshuar sjellje me banorët brenda shtëpisë nëse ajo që do të largohet, është e ëma. E ëma mundohet ta qetësojë duke i thënë se në vendin e saj ka për të futur një tjetër person. Domenika as nuk do ta mendojë daljen, se përndryshe asgjë s’do të jetë si më parë.
TO







