Home » ShowBiz » “Vip” këngëtaret zbulojnë të dashurit

“Vip” këngëtaret zbulojnë të dashurit

Me 28 janar në një nga lokalet më me emër të Prishtinës artistë kosovarë kanë nisur zyrtarisht vitin e ri artistik në një festë të pagëzuar me emrin “Vip”. Këngëtarët më në zë kanë festuar së bashku fillimin e vitit të ri  artistik duke lançuar disa këngë dhe natyrisht duke krijuar një atmosferë elektrizuese. Me këtë rast ne mundëm të zbulonim edhe disa të fshehta nga jeta e tyre private.

Teuta Kurti e shoqëruar nga i fejuari Dardan Luta
Këngëtarja Teuta Kurti e cila është në lidhje me Dardan Lutën, nuk ka ngurruar aspak që të pozojë në krah të tij pikërisht në këtë eveniment. Teuta ka kohë që është në lidhje me Dardanin me të cilin edhe është fejuar dhe dashuria e tyre deri më tani ka kaluar me shumë sukses dhe pa probleme, në krahasim me këngëtaret tjera të cilave u dështojnë lidhjet. Këngëtarja njihet si një ndër femrat me vokalin më të bukur në Kosovë. Ajo është e angazhuar në Radio Televizionin e Kosovës në emisionin “Oxygen” si vokaliste në pjesën artistike. Edhe Teuta në “VIP” ka kënduar këngët e saja, duke u bashkangjitur kolegeve.

Jehona Sopi zbulon të dashurin bankier
Pas një kohe të gjatë që nga ndarja me bashkëshortin, këngëtarja Jehona Sopi definitivisht ka vendosur të mos mbetet “single” por në publik të prezentojë partnerin e saj të ri, i cili ka gjasa të jetë edhe bashkëshorti i saj i ardhshëm, dhe ky është bankieri Lavdim Koshutova. Edhe pse këngëtarja ka dashur që të mbajë fshehur lidhjen dhe për mediat ka qenë “hermetikisht” e mbyllur në drejtim të jetës private, kjo lidhje ka disa muaj që është zbuluar. Ndoshta dhe për këtë fakt, ajo nuk ka mundur ta mbajë kaq gjatë të fshehur duke ditur që Prishtina është një vend i vogël dhe nuk mund të fshihesh gjithmonë. Jehona me të dashurin është prezentuar në festën e organizuar për VIP- “Vitin e ri artistik”, të enjtën më 28 janar, në “Peppermint Club” në Prishtinë ku ishin mbledhur shumë fytyra publike nga Kosova e mes tyre ishte edhe këngëtarja Jehona Sopi me të dashurin. Këngëtarja është në përfundim të studimeve për Psikologji në një Universitet privat në Prishtinë por është duke vazhduar punën në NLB-Banka (Bankë e re e Ljublanës), bankë ku i dashuri i saj Lavdim Koshutova, është anëtar i bordit drejtues. Për sa i përket planeve të reja në muzikë, këngëtarja akoma nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.

Zanfina Ismailin e kaplon “tattu-mania”, Dafina Zeqiri fryn buzët dhe gjoksin
Dy këngëtarët më të pëlqyera për momentin në Kosovë, Dafina Zeqirin dhe Zanfina Ismailin, si duket i ka kapluar “tattu-mania”. Dafina ka bërë tattu në shpinë, kurse Zanfina tattu-në e ka realizuar te këmba e djathtë. Për Dafinën nuk është hera e parë, pasi një yll ajo e ka të vizatuar në dorën e majtë kurse për Zanfinën është hera e parë që realizon një të tillë. Ka mjaftuar prania në një emision argëtues në Radio Televizionin e Kosovës, ku Zanfina ka qenë mysafire duke performuar  këngën e saj më të re, kur kamerat kanë fokusuar një detaj të ri në trupin e këngëtares. Edhe pse rivaliteti në estradë është në rritje, flitet që Zanfina dhe Dafina janë bërë shoqe duke shfrytëzuar kohën e lirë për të dalur në shopping. Ndoshta shoqëria me Dafinën e ka shtyrë Zanfinën të realizojë një tattu. Ndërkohë që Dafina po bashkëjeton me Krenarin në një lagje të Prishtinës, në anën tjetër Zanfina preferon akoma të mbajë fshehur lidhjen e saj edhe pse mediat tashmë e kanë zbuluar atë. Për Dafinën është përfolur shumë. Edhe pse është në fillimet e karrierës, këngëtarja ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Kërkimet në internet nën emrin e saj kanë arritur shifra rekordi prej 2 milion, rekord që kohë të gjatë e mbante këngëtarja Adelina Ismaili. Kohëve të fundit Dafina dëshiron të tërheqë akoma më shumë vëmendjen e publikut dukë bërë ndryshime në trup, duke u bazuar në thënien se skena dëshiron estetikë, dhe se pamja e këngëtares duhet të jetë seksi, përkundër vokalit të mrekullueshëm. Nuk është e para fytyrë publike e cila kalon nëpër duart e kirurgut. Forumistë të ndryshëm komentojnë se këngëtarja ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks për t’u dukur më seksi. Dhe jo vetëm kaq, flitet se ajo ka fryrë edhe buzët, gjë që shihet në fotot e realizuara së fundi. Shumica e femrave të estradës kanë realizuar operacione plastike nëpër klinika të ndryshme që nga Shkupi, Prishtina, Tirana, Turqia, Italia e deri në Suedi. Një ndërhyrje në hundë, kohë më parë ka bërë edhe këngëtarja Genta Ismajli.

Vesa Luma, Leonora Jakupi dhe Genta Ismajli paraqiten vetëm në “VIP”
Ndërkohë që të gjithë argëtoheshin në praninë e partnerëve, tre këngëtaret e njohura kosovare, Leonora Jakupi, Vesa Luma dhe Genta Ismajli në këtë eveniment kishin ardhur vetëm. Vesa Luma në VIP-(Viti i Ri Artistik) ishte e shoqëruar nga motra e saj Mjellma, ndërkohë ishte njëra ndër këngëtaret që është përkujdesur për argëtimin e të pranishmëve për sa i përkët anës artistike. Edhe pse pa të dashur, këngëtarja dukej shumë e lumtur duke performuar këngët në nivel të shkëlqyer. Në anën tjetër, këngëtarja Leonora Jakupi në këtë eveniment kishte ardhur po ashtu vetëm. Këngëtares, shoqëri i bënte organizatori i evenimentit i cili njëherësh është edhe organizator i “Video-Fest”, Erolld Belegu, modelja Diellza Kolgeci si dhe dizajneri Valdrin Sahiti. Leonora nuk është ngjitur për të kënduar por është kënaqur duke vallëzuar me të njohurit e saj të pranishëm. Mes shumë fytyrave publike aty, ishte edhe këngëtarja Genta Ismajli. Këngëtarja ishte larguar për disa ditë nga Tirana ku merr pjesë në spektaklin “Vallëzimi me yje” për të udhëtuar drejt Prishtinës më pas. Gentës, shoqëri i bënin disa kreatorë mode dhe disa fotografë. Edhe pse i pranishëm, Milot Binaku ish i dashuri i këngëtares, nuk është afruar për t’i bërë shoqëri asaj. Miloti në anën tjetër është parë i shoqëruar me Robertin, të fejuarin e Nora Istrefit, me të cilin edhe kanë kënduar në atë mbrëmje.

Edhe Flaka Krelani si Rihanna?!
Rock këngëtarja kosovare Flaka Krelani ka bërë një ndryshim tjetër në flokët e saj. Këtë rradhë ajo kishte shkurtuar dhe kishte ngjyrosur në të zeza flokët duke sjellë një version tjetër të Rihannës, ndërkohë që këngëtarja tjetër Zanfina Ismaili, e solli këtë version në fillim të vitit. Këngëtarja ka qenë e përqendruar vetëm në pjesën artistike të mbrëmjes dhe në asnjë moment nuk është ndarë nga mikrofoni duke argëtuar të pranishmit me këngët e saj. Flaka është duke punuar një këngë të re. Kënga pritet të jetë e të njëjtit zhanër, sikur jemi mësuar përherë. Akoma nuk e ka bërë të ditur se kur do ta lançojë këtë këngë të re, por pritet që të pëlqehet nga publiku, e sidomos nga adhuruesit e muzikës rok. Për momentin, Flaka është e angazhuar në kuizin “Oksigjen”, në cilësinë e këngëtares.

Diellza Kolgeci në krah të Edis Kurajës
Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall ‘Miss Kosova 1996’. Diellza Kolgeci vazhdon të mbetet po aq e bukur sa 13 vjet më parë, po aq e dashur për publikun dhe ka ruajtur një pamje thuajse konstante. Organizimi i të parit spektakël bukurie në Kosovë ishte një nga ngjarjet më të bujshme të vendit tonë. Ajka e spektaklit pa diskutim mbajti emrin e Diellzës. Ajo u shndërrua menjëherë në të parin simbol bukurie të femrës kosovare, si dhe pati shumë favore të tjera, që sot do t’i kishte zili çdo miss. Edhe pse deri më tani ka mbajtur fshehur lidhjen e dashurisë, tashmë modelja paraqitet nëpër gjithë evenimentet së bashku me të dashurin. Edis Kuraja, është me profesion basketbollist dhe prej disa muajsh është në lidhje me modelen Diellza Kolgeci. Që të dy në atë mbrëmje janë paraqitur krah njëri-tjetrit duke treguar se dashuria mes tyre sa vjen dhe rritet.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics