Futbollistët e Arsenalit kanë pësuar edhe një humbje në derbi në Ligën Premiere. Pasi që para disa ditëve kanë pësuar nga Mançester Junajtedi (3:1), të dielën ata janë gjunjëzuar edhe në ‘Stamford Bridge” nga Çelsi, 2:0.…
Tashmë situata në renditje për Arsenalin nuk është aq e mirë, duke pasur parasysh se Çelsi ka 9 pikë më shumë, derisa Mançester Junajtedi 7 pikë më shumë. Por, përkundër ngecjes së madhe në pikë, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, nuk e ka humbur shpresën në garën për titull. “Nuk mund të lavdërohemi me gjendjen në renditje, por ende nuk jemi humbës në luftën për titull”, ka pohuar Venger, edhe pse tifozët e Arsenalit duket se janë mësuar me deklaratat e tilla të francezit. “Ndeshja e ardhshme është vendimtare për ne. Do të luajmë si vendas ndaj Liverpulit dhe duhet të marrim tri pikë. Nëse e realizojmë këtë objektiv, atëherë edhe më tutje do të jemi në garë për titull”, është shprehur Venger.
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
- E premte, pasdite! – 3 shtator 2010
- Behrami, në janar te Roma
- Rumunët joshin gjyqtarët para ndeshjes me Shqipërinë
- Van Der Sar: Ardhja tek Mançesteri më rinoi
- Bufon: Prandeli, trajneri i duhur për Italinë
- Flash: Guardiola do të nënshkruaj kontratë të rë
