Nga Dorina Sefa – Shqipmedia
Te mbetesh ne menyre krejt te papritur I papune eshte si te te thone qe edhe pak ajer ka mbetur dhe me pas duhet te besh balle situaten qe do te pasoje. Ndoshta ato kursimet qe kishe hequr menjane per te blere dicka qe kishe ne plan tani duhet te kujdesesh qe ta vesh ne sherbim te ushqimeve dhe nevojave te tua me kryesore.
-Askush nuk me jep nje mundesi edhe pse kam perfunduar studimet e larta!
Te gjithe e mendojme kete me keqardhje per veten,me raste na mbushen edhe syte me lote kur kemi shpresuar shume dhe sna ka ecur ashtu sic mendonim.
Kaq e veshtire eshte bere te gjesh nje pune sa tashme eshte kthyer stres me vete edhe kjo ceshtje pervec asaj ceshtjes tjeter “se si te mund ta mbajme nje pune”. Gazetat ne doren tone shpesh nuk na sherbejne fare pasi nuk na ofrojne asnje pozicion qe te mund te na pershatet ne baze te aftesive tona,e keshtu I kthehemi ndihmave te tjera si ajo e njoftimeve elektronike cdo dite te javes,nga e hena ne te premte. Tashme kemi dhe nje ndryshim tjeter,trishtohemi kur vjen e shtuna dhe e djela pasi e dime shume mire qe ate dite smund te bejme asnje tentative per ndonje pune,te gjithe bejne pushim e ndersa mendja jone vazhdon te funksionoje e stresoje qenien tone per gjendjen parazite ne te cilen jemi zhytur.
Ndoshta pa dashur tek ne kane mberritur dhe ato mengjeset e trishtueshme ndersa ecim ne drejtim te lokalit me te afert per te kaluar ca caste qetesie me veten tone,tashme mund edhe te ndjehemi te lodhur nga kjo gjendje dhe kush mund te me kundershtoje se nuk kemi te drejte?
Pak nga pak do te duket sikur ne i kemi harruar oret e lodhshme qe kalonim ne pune,pushimet e drekes qe mezi i pritnim apo fundjaven e “bekuar” dhe festat qe mernim pjese sa here qe miqte tane i organizonin.
Tanime cdio dite te javes jemi duke rendur pas intervistave tek te cilat hyjme buzagas e dalim buzevarur.Fillojme ndonjehere ti veme faj vetes tone,te veme ne dyshim aftesite tona dhe ndjehemi keq . Dhe intervistat rendin njera pas tjetres duke na shtuar ankthin,friken dhe ne fund prishim gjithcka nga emocionet e forta qe nuk na lejojne as te flasim normalisht. Dhe serish te njejtat ndjenja faji rikthehen duke na bere te mendojme se ndoshta asnjehere skemi per te gjetuar dicka te mire.Gjendja vertete mund te jete e rende por jo e pashprese,e megjithese lotet na mbushin syte pas cdo humbje beteje duhet serish te gjejme forca per te mos u ndjere te dobet perballe bishave qe sot kane ne dore freret e pushtetit te cilin e perdorin sipas interesit te tyre. Duhet qe me patjeter pas nje humbjeje te analizojme se cili ishte problem,mungesa e aftesise tone apo fakti qe ne nuk beme asnje perpjekje per ti treguar intervistuesit se ishim te duhurit per ate vend pune. Askush nuk na njeh dhe nuk e di se cfare cilesish kemi , pervec diplomave dhe referencat e tjera ne leter qe mund te paraqitim duhet te kishim mbeldhur mendjen me pare dhe te benim pjesen tjeter,te ndjeheshim te sigurt ndersa flisnim,nje nder gjerat kryesore qe vleresohet nga punedhenesi. Por ja qe nuk ndodhi ashtu,perfshirja nga emocionet na prishi gjithcka.
Ne raste te tjera kam vene re se ka pasur nje tjeter problem qe me I theksuar behet tek ne femrat e na ve ne pozita shume te veshtira. Jane rastet kur nje pozicion pune te detyron qe te besh komprommise me ndergjegjen ose ne te kundert duhet te pranosh humbjen. Ne keto raste te vjen ndermend te pyesesh veten:
Po njerzit si une c’jane?
A mundemi qe te ulim koken e te punojme duke e zhytur ndergjegjen tone ne llum??
Apo jemi te pafuqishmit qe ecim me parimet qe prinderit tane na i mesuan me fanatizem dhe shpirti yne mundohet te flere pa mundur te ngrere zerin e te rebelohet sepse te gjithe e dime se ne te tille lufte gjithmone fiton i forti ne para dhe ne pushtet e megjithese ky mund te jete me vetem 4 klase shkolle e te mos dije as te te thoje njehere “Mirmengjesi”
!. Dikur …nje kolegen time e qortoi shefi sepse nuk i pelqeu toni i zerit kur ajo kishte thene “Alo”. Ja qe edhe te tilla raste ndodhin,ndoshta shume ordinere por qe te shkaktojne stress te njejte si faktoret qe kam permendur me siper. Shefit nuk i pelqeu ai ton zeri pasi mendonte se ne te tille menyre duhet te pergjigjej vetem ai dhe askush tjeter qe ishte nen zgjedhen e tij. Ky eshte nje rast I cili te detyron te mbetesh i papune,jo gjithmone mund te durosh tensionin e perseritur te nje personi qe te jep komanda ,qe ti duhet ta respektosh edhe atehere kur ai te ofendon,(une nuk mundem qe ta duroj kete gje,por)ne te shumten e rasteve per hir te punes duhet te besh “nje sy qorr e nje vesh shurdh e te shtrosh kurrizin” duke shpresuar qe “shefit” tend te mos i shkrepet te te pushoje nga puna sepse neser sdo ti “pelqeje” pamja jote.
Po kur ndodh ajo qe ti ke frike?
Ne menyre krejt te papritur…diten kur ti ke pushim shefi te mer ne telefon dhe te qorton se pse ti nuk e ke lajmeruar qe nuk do te shkoje ne pune megjithese ajo ceshtje e pushimeve para disa ditesh ishte konsumuar me vete shefin dhe cdo gje ishte mese ne rregull tani na del se shefi per shkak te mungeses tende pikerisht ne diten e pushimit tend te ka zevendesuar me dike tjeter. E pabesueshme por ja qe ndodh…dhe mbetemi te papune si ne mes te kater rrugeve.
E pervec kesaj, askush nuk te paguan ditet qe ke punuar! Shefi ,”fuqimadhi” tanni para nesh nuk eshte me nje punedhenes por nje qenie e neveritshme perfituese.Mungesa e skrupujve te tij te ben ti harrosh kufijte e edukates dhe shprehesh me njemije e nje te zeza por serish ul koken , shkon atje duke shpresuar ta gjesh aty faqeziun qe te hoqi qafe ne menyre burracake, me nje telefonate dhe …ne mungesen e tij terheq gjerat e tua dhe largohesh aty duke lene shenja urrejtjeje ne cdo hap qe hedh .
Nenshtrohemi serish ndaj ketij sistemi shtypes per fat te keq edhe une si gjithe te tjeret ne poziten time qe nuk po mundohen te cajne mes ketyre dallgeve te tmerrshme koherash te liga! Gjithmone e me shume veshi do te degjoje “JO”te forta per arsye te cilat jo gjithmone do ten a duhet ti kuptojme me patjeter,sepse ajo qe duhet te kuptojme neve tani eshte qe te fillojme e te perballemi me situaten e papunesise nderkohe qe perpiqemi te fitojme serish statusin e te punesuarit. E rendesishme eshte qe te provosh…te provosh…provosh serish deri sa te arrish nje rezultat sepse ne fund te fundit dihet qe do e gjesh te duhuren per ty. Do te vije dita kur te takosh para se gjithash nje njeri me vlera dhe norma e me pas nje punedhenes qe nuk te imponon nenshtrim dhe “skllaveri” por te inponon nje respekt te thelle I cili te nxit vetiu ti nenshtrohesh kerkesave te tij.Do te gjesh kenaqesi ne punen tende cfaredo qofte ajo nga me e zakonshmja deri tek me e vecanta ne lloj sepse tek ti do te vleresojne njohurite dhe formimin arsimor me shume sesa ate fizik. Ngushellohuni me faktin se te tille njerez ka ende mbi toke e megjithese duken si “specie” ne zhdukje.
Mos harrojme se: “Pas shiut del gjithmon dielli” dhe eshte e sigurt se ai “diell” do te na ngroh mirepo ne vetem se duhet pak mund ta kerkojme.
Lajme tjera:
- Dhjetë grabitjet më të mëdha në të gjithë botën
- Mesazhe nga “shqiptarët” antikë – VIDEO
- Meshkujt në sallonet e bukurisë
- Maqedonia dhe Kosova, ndër shtetet më religjioze në botë
- Bota në vitin 2025
- Thaçi: “Më ngatërrojnë … me George Clooneyn”
- 10 këshilla se si të kurseni para
- Imami nga Tetova thyen paragjykimet për islamin
- Poemë e panjohur për gjenealogjinë e Ali Pashë Tepelenës
- Sekreti i madh templar

