Skuadra e Ligës Premiere, Porsmuth ka ndërruar sërish pronarin për herë të katërt brenda këtij edicioni. Në fakt, ky klub që nga e enjtja ka kaluar në pronësi të biznesmenit nga Hong Kongu, Balram Çainrai. ..
Zëdhënësi i Porsmuthit ka konfirmuar se kompania e Çainrait “Portpin” ka marrë pjesën më të madhe të pronësisë së klubit (90 përqind të aksioneve) nga ish-pronari Alia Al-Faraj, i cili kishte probleme të mëdha financiare. Sipas mediave angleze Çainrai ka paralajmëruar shlyerjen e borxheve të klubit dhe stabilizimin financiar, në mënyrë që më pas ta shesë klubin dhe të realizojë profit. Në një kumtesë zyrtare të klubit, thuhet se drejtorët e rinj të Porsmuthit do të hyjnë në Këshillin drejtues si dhe Peter Storrie do të mbetet në postin e drejtorit ekzekutiv. Të rikujtojmë se në fillim të këtij edicioni Porsmuthi ishte në pronësi të Aleksandër Gajdamakut, pas tij kaloi në duart e Sulejman Al Fahimit dhe më pas tek Ali Al-Farah. Porsmuthi është bërë klubi i dytë anglez që ka kaluar në pronësi të biznesmenëve nga Hong Kongu, pasi në tetor të vitit të kaluar pronësinë e Blekburnit e mori Karson Jeung.
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
- E premte, pasdite! – 3 shtator 2010
- Behrami, në janar te Roma
- Rumunët joshin gjyqtarët para ndeshjes me Shqipërinë
- Van Der Sar: Ardhja tek Mançesteri më rinoi
- Bufon: Prandeli, trajneri i duhur për Italinë
- Flash: Guardiola do të nënshkruaj kontratë të rë
