Presidenti Barak Obama deklaroi se ekonomia amerikane e tejkaloi krizën dhe sërish shënon rritje, transmetuan agjencitë botërore.
“E shohim se ekonomia u tërhoq nga kriza dhe sërish po rritet”, tha presidenti në intervistën për televizionin CBS.
Kompanitë sërish po fillojnë të pranojnë njerëz në punë, por kjo nuk ndodh shpejtë, siç dëshirojmë ne, shtoi ai.
Në tregun e punës në SHBA u shfaq një lëvizje e pasigurt pasi që papunësia shënoi rënie deri në 9,7 për qind në janar nga 10-të për qind në dhjetor, kumtoi të premten Ministria e Punës.
Ekonomia shënoi rritje prej 5,7 përqindëve në tremujorin e katërt të vitit 2009, ndërsa gjatë të tretit rritja ishte 2,2 për qind, theksojnë agjencitë.
Obama tha se në 25 shkurt i ka ftuar liderët e republikanëve dhe të demokratëve në debatin për reformën shëndetësore, kumtuan mediat amerikane.
Presidenti dëshiron që republikanët idetë e tyre t’i vendosin në tryezë. Ai dhe liderët demokratë në Kongres kërkojnë mënyra që ta shtyejnë ligjin për reformën shëndetësore, pasi republikanët sërish janë në gjendje t’i bllokojnë projektet ligjore në Senat, vërejnë mediat amerikane.
Sipas anketave sociologjike, Obama dhe demokratët në Kongres nuk kanë kërkuar mjaft mbështetje të fuqishme nga republikanët për reformën e tyre shëndetësore.
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik

