Home » Lajme Vendore » Maqedonia nuk lejon studentët e Preshevës të futen në këtë shtet

Maqedonia nuk lejon studentët e Preshevës të futen në këtë shtet

Studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që vijojnë studimet në Universitetin e Tetovës dhe atë të Evropës Juglindore, që nga java e kaluar po përballen me problem udhëtimi për në Maqedoni, pasi që autoritet maqedonase kanë ndaluar hyrjen në këtë shtet të dy kompanive preshevare. Kjo çështje, nga lidershipi në Luginë të Preshevës, është parë si tendencë për t’i penguar studentët e Luginës për të vazhduar studimet në Tetovë. Lidhur më këtë rast, kryetari i Asamblesë Komunale të Preshevës, Skënder Destani, i ka dërguar një letër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, nga i cili kërkon që të përdorë ndikimin e tij brenda Qeverisë së Maqedonisë, që t’u lejohet hyrja në këtë shtet dy kompanive nga Presheva, “Mimoza” dh “Veli-Trans”. Në letër, Destani thotë se ky problem që ka shqetësuar studentët e Luginës së Preshevës duhet të eliminohet, për faktin se një numër shumë i madh i studentëve nga ky rajon studiojnë në universitetet në Tetovë. Sipas Destanit, është krijuar një situatë e rëndë për studentët, të cilët po detyrohen të gjejnë alternativa për të udhëtuar fillimisht në Kumanovë, më pas në Shkup e Tetovë, që sipas tij, po krijon edhe shpenzime materiale. Destani, në letrën drejtuar Ahmetit, thotë se kjo vështirësi në qarkullim dhe kohë që po i shkakton studentëve, e ka shtyrë që t’i drejtohet Komunës së Preshevës, me qëllim që kjo e fundit të përdorë influencën e vet politike për zgjidhjen e këtij problemi. Ndryshe studentët e Luginës së Preshevës vite më radhë kanë pasur si epiqendër Universitetit të Prishtinës, ndërsa së fundi ata janë orientuar edhe në Universitetin e Tetovë dhe ato të Shqipërisë. Tetova është zgjedhur si alternativë e domosdoshme, për faktin se Serbia nuk po i njeh diplomat e Universitetit të Prishtinës, që nga periudha kur Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran.

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics