Home » Sport » L. e kampionëve: Fitore për Porton dhe Bajernin – VIDEO

L. e kampionëve: Fitore për Porton dhe Bajernin – VIDEO

Foto: GettyImages

Mbrëmja e dytë e fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka sjellë dy ndeshje mjaft interesante, veçmas ajo në Portugali, ku Porto dhe Arsenali treguan një lojë sulmuese dhe tejet të pëlqyeshme për shikues.

Megjithatë, për skuadrën londineze portieri Lukash Fabianski ishte i kobshëm. Në fakt, portugezët kaluan në epërsi në minutën e 11-të, me golin e shënuar nga Varele, i cili dërgoi një harkim të fortë drejt portës, kurse Fabianski i befasuar me këtë top, duke u përpjekur ta kapte atë, e dërgoi në rrjetën e tij. Vetëm shtatë minuta më vonë, Sol Kembell barazoi shifrat në 1:1. Mirëpo, fitoren e skuadrës portugeze e siguroi Falkao, me golin e shënuar në minutën e 51-të, duke shfrytëzuar edhe një gabim tjetër të portierit Fabianski. Në fakt, Kembell e ktheu topin te Fabianski dhe ky në mënyrë të paarsyeshme e kapi topin dhe gjyqtari akordoi indirekt. Derisa lojtarët e Arsenalit ende ishin duke reaguar për këtë vendim të gjyqtarit, portugezët e ekzekutuan gjuajtjen, kështu që Falkao nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në portën thuajse të pambrojtur, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:1. Ndërkohë edhe ndeshja në “Allianz Arena” ndërmjet Bajernit të Munihut dhe Fiorentinës është mbyllur me të njëjtin rezultat. Të dyja skuadrat patën raste të shumta shënimi, por në fund bavarezët kishin më shumë fat. Bajerni kaloi në epërsi me golin e Robenit nga penalltia, në minutën e 45-të, ndonëse më herët shënoi Gomez, por gjyqtari nuk vendosi ta respektojë përparësinë në lojë, duke treguar në pikën e bardhë. Shifrat në 1:1 i barazoi Kroldrup, pas asistimit të malazezit Jovetiq. Ndërkaq golin e fitores Bajerni e realizoi vetëm në minutën e 89-të dhe atë nga një pozitë e ofsajdit, me autor Miroslav Klosen.

Rezultatet
Bajern M. – Fiorentina 2:1
Roben 45′-pen., Klose 89′ – Kroldrup 50′

Porto – Arsenal 2:1
Fabianski 11′ag, Falkao 51′ – Kembell 18′

1-0 Robben (Penalty) 45′ || Download

1-1 Kroldrup 50′ || Download

2-1 Klose 89′ || Download

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics