A doni të humbni në peshë? Edhe pse kjo nganjëherë mund të arrihet me mënyra mjaft të vështira, prapë ekzistojnë këshilla mjaft të thjeshta, të cilat do t’ua mundësojnë që shumë shpejt të humbni kilogramët e tepërt. Ekzistojnë shumë artikuj të shkruar me temën për humbjen e peshës sa që e gjithë kjo është komplikuar. Është koha që t’i thjeshtëzoni gjërat. Krejt çfarë duhet të bëni është t’i përmbaheni disa këshillave dhe kilogramët tuaj do të zhduken shumë shpejt. Pra, iu duhet vetëm vullneti, këmbëngulja dhe disiplina.
Konsumoni më tepër ujë
Konsumimi i sasisë së mjaftueshme të ujit ndalon dehidratimin e organizmit dhe është vërtetuar se ngadalëson metabolizmin. Njerëzit tek të cilët organizmi i tyre ka dehidratuar këtë konfuzion të tyre e zëvendësojnë me etje dhe rrinë të uritur, por përfundojnë duke bartur kalori të panevojshme. Pra, nuk është e vështirë t’i përmbaheni kësaj këshille. Konsumoni më tepër ujë dhe atë më së paku dy litra në ditë.
Hani zamra
Konsumimi i zamrës do ta ndalojë ushqimin e tepërt për drekë apo për darkë. Vetëm te keni kujdes që zamrat të jenë të shëndetshme ku ëmbëlsirat nuk vijnë në shprehje. Zgjidhni ushqimin i cili është i shëndetshëm dhe që përmban vlerë të shëndoshë në të ushqyer, siç janë bajamet dhe lajthitë.
Shmangni stresin
Edhe pse është më lehtë ta thuash se sa të veprosh, është shumë e vërtetë që për të qenë i shëndoshë duhet ta gjeni mënyrën që të shmangni stresin. Gjithkush ka mënyrat e veta, prandaj edhe ju gjeni aktivitetet që do t’u bëjnë të lumtur dhe do t’u ndihmojnë për t’u relaksuar. Stresi kontribuon në dobësimin e muskujve dhe ngadalëson metabolizmin. Këtë me siguri se nuk e doni, prandaj filloni me joga, vrapim, not, apo çdo gjë tjetër që do t’u bëjë të lumtur dhe do t’ju relaksojë.
Qëndroni më shumë në ambient të hapur
Ekzistojnë hulumtime të panumërta që kanë treguar se vitamina D ka mjaft efekt në humbjen e peshës, por edhe për një disponim më të mirë. Prandaj shfrytëzojeni një ditë me mot të mirë, duke qëndruar në ambient të hapur, duke thithur energjinë e diellit dhe bëni diçka të shëndetshme për veten tuaj. Natyrisht gjatë verës kur dielli është mjaft i fortë përdorni krem mbrojtës.
Rritni sasinë e vitaminës C
Vitamina C është një aleat juaji në luftën kundër shtimit në peshë, të cilën e kanë vërtetuar edhe disa hulumtime të fundit. Atë më së shumti e shtoni duke përdorur fruta si grejpfrut apo perime si janë specat. Nëse nuk konsumoni pemë apo perime, atëherë drejtojuni tabletave me vitaminë C. Përpos që do t’u ndihmojë që të ndërtoni një vijë më vitale të trupit tuaj, vitamina C do t’u sigurojë edhe imunitet më të fortë.
Lëvizni më shpesh
Nëse dëshironi të lëvizni më shpesh, por nuk keni kohë të mjaftueshme për palestër, atëherë shfrytëzoni mundësitë ditore të cilat u ofrohen. Në vend të ashensorit përdorni shkallët, në vend të vozitjes me tramvaj apo veturë, ecni më shumë apo në vend se të uleni para TV-së shëtisni apo vraponi. Pra, nëse dëshironi të lëvizni më shumë këtë mund ta bëni çdo ditë. Vendosni ju.
Buzëqeshni më shumë
Shkencëtarët kanë vërtetuar se buzëqeshja shpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë ndihmon në humbjen e peshës. Natyrisht, buzëqeshja sjell gjendje më të mirë mendore. Pra, buzëqeshni më shumë, shoqërohuni me njerëz që janë zbavitës, tregoni mahi të ndryshme dhe shikoni më shumë filma komedi. Buzëqeshja është çelësi për një jetë të mirë dhe më kualitative.
Pini çaj jeshil
Tashmë të gjithë e dinë që çaji jeshil është një eliksir për një jetë të lumtur dhe të gjatë, pra ky çaj është një pije magjike për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Çaji jeshil ndihmon në shkrirjen e dhjamit dhe është një pije e përsosur, e cila do t’u ndihmojë për ruajtjen e trupit tuaj vital si dhe për shëndetin në përgjithësi.






