Home » Argëtim » Kerr e shpëton bankierin nga humbja e punës

Kerr e shpëton bankierin nga humbja e punës

Bankieri, për të cilin raportuam dje se ishte kapur teksa i shikonte fotot pothuajse lakuriq të modeles Miranda Kerr gjatë një interviste televizive, do të mbetet në punë – duke iu falënderuar pjesërisht modeles për mbështetje. Miranda Kerr mbështeti fushatën ‘Save Dave’, e nisur nga uebfaqja “Here Is The City News”, në mbështetje të bankierit të “Macquarie”, David Kiely. Kerr, e dashura e Orlando Bloom, tha: “Më thanë se është hapur një peticion për t’i ndihmuar atij në mbajtjen e punës dhe natyrisht unë u nënshkrova atje”. Punëdhënësi i Kiely në Macquarie, thotë: “Ai do të mbetet punëtor i Macquarie. Macquarie dhe punëtori kërkojnë falje për çdo ofendim që mund të kenë shkaktuar”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga banka. Lajmet e “Channel 10” kanë dhënë lajmin se atij i kanë bërë një mashtrim: i kanë dërguar një email me fotot e Kerr dhe në fund shkruante: “Kthehu prapa tani”.

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics