Home » Argëtim » Interneti midis të nominuarve për Çmimin Nobël për Paqe

Interneti midis të nominuarve për Çmimin Nobël për Paqe

Sivjet në listën e nominimeve për fitimin e Çmimit Nobël për Paqe gjendet edhe interneti.

Nëse vitin e kaluar shumë pluhur është ngritur rreth faktit se ky çmim i është ndarë presidentit amerikan Barak Obama, nominimi në internet do të shkaktojë kundërthënie edhe më të mëdha, shkruan “The Tech Journal”.

Por ky nominim nuk duhet të na habisë meqë pikërisht interneti shembi shumë mure të cenzurës.

Interneti është nominuar bashkë me disidentët kinezë dhe aktivistët rusë për të drejtat e njeriut. Ideja ka ardhur nga edicioni italian i revistës “Wired”, me çka interneti është objekti i parë jo i gjallë që gjendet në listën e të nominuarve.

“Wired” nominoi internetin për promovimin e dialogut, debatit dhe konsenzusit përmes komunikimit, si dhe demokracisë.

Megjithatë është shumë e pazakonshme që interneti është nominuar për çmimin, meqë ai nuk i takon askujt dhe gjendet kudo në botë.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics