Futbollistët e Interit kanë shënuar një fitore të vështirë kundër skuadrës së Çelsit me rezultat 2:1, epërsi kjo e cila nuk do t’i sigurojë ndeshje të rehatshme për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Vendësit erdhën shumë shpejt në epërsi përmes Militos në minutën e tretë, me të cilin rezultat (1:0) përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë mysafirët barazuan rezultatin përmes Kalus, i cili me një goditje precize nga largësia mposhti portierin vendës.
Gëzimi i skuadrës londineze nuk zgjati shumë pasi vendësit përmes Kambiasos shënoi edhe golin e dytë, në minutën 55 (2:1), me të cilin rezultat përfundoi edhe takimi.
Në ndeshjen tjetër të 1/8 së finales, CSKA dhe Sevila luajtën baras në Moskë, 1:1. Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Negredos, në minutën e 25-të, kurse shifrat i barazoi Gonzales, në minutën e 66-të.
Lajme tjera:
- Amerika – E premte, pasdite!
- Ibrahimoviç, lojtari më i paguar i Serisë A
- Ksavi: Asnjëhere nuk e kam synuar “Topin e artë”
- Defo dy muaj larg fushave
- Kapello: Tërhiqem pas “Euro 2012”
- Real Madrid rrit profitin për 8.6%
- Morati: Kaka në Inter, ide e mirë
- 100 ditët e Murinjos
- Kualifikimet për Euro 2012, fitojnë favoritët – VIDEO
- Ançeloti: “Respekt për Murinjon, por kurrë miq”

