Home » Sport » Ibrahimovic: Nuk jam i brengosur për mungesën e golave

Ibrahimovic: Nuk jam i brengosur për mungesën e golave

Zlatan Ibrahimovic nuk është i shqetësuar që në vitin 2010 ende nuk ka shënuar gol. Ai ka thënë se shumë shpejt do ta rigjejë golin, por njëherësh ka pranuar se ka pasur ‘kriza’ të tilla edhe në skuadrat tjera ku la luajtur.

“Nuk më brengos aspak mungesa e golave, sepse kjo gjë më ka ndodh edhe më herët në edicionin debutues në Ajaks, pastaj me kalimin te Juventusi, por edhe te Interi. Kur je sulmues i një skuadre të tillë si Barcelona është normale që të gjithë presin të shënoni gola, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Ibrahimoviq, duke shtuar: “Asistimet për mua janë po aq të rëndësishme sa golat. Seria ime pa gola së shpejti do të përfundojë. Vetvetiu golat do të vijnë”. Ibrahimoviq më pas ka theksuar se ndjehet i lumtur me skuadrën dhe qytetin e Barcelonës. “Familja ime është përshtatur shumë mirë këtu dhe të gjithë jemi të lumtur. Klubi ka fituar gjithçka që ka mundur të fitohet dhe shpresoj se kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Me një fjalë gjithçka është fantastike. Barcelona është skuadër e shkëlqyer. Zhgënjimi i vetëm është eliminimi nga garat e kupës”, ka përfunduar Ibrahimoviq.

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics