Kryeprokurori i misionit EULEX Theo Jakobs mohon të ketë thënë se në pranverë pritet arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, por pohon se janë duke zhvilluar hetime të cilat shpreson të japin ndonjë rezultat konkret. “Unë kurrë nuk kam thënë peshqit e mëdhenj. Unë prapë e kam shpresën e njëjtë, siç e kam pasur muaj më parë se hetimet tona të mira do të kenë disa rezultate dikur vonë në pranverë”, ka deklaruar Jakobs për gazetën “Zëri”. Ndërkaq, duke folur për veriun e vendit, ai ka thënë se çështja e veriut të Mitrovicës është çështje politike. Sipas tij, kjo nuk është në dorën e tij, por shpreson që prokurorët vendorë të kthehen në pjesën veriore. Jakobs theksoi se EULEX-i nuk i njeh skrukturat paralele serbe në Kosovë, duke vlerësuar se “dy juridiksione nuk mund të sjellin një drejtësi”. Ndërkaq, për lëndën e aktualizuar të liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai tha se ky rast është trashëguar nga UNMIK-u. Sipas tij, “rasti Kurti” nuk është çështje politike, por një rast sikur shumë të tjerë që janë trashëguar nga UNMIK-u.
Qik
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Arrihet ‘pakti’ PD-PS për kutitë
- Veljanovski fton PDSH-në të kthehet në Kuvend
- Mosmarrëveshje midis VMRO-së dhe BDI-së
- Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë
- Gjykata e Hagës, përgënjeshtron lirimin e Haradinajt
- Anashkalohet kultura shqiptare në Maqedoni
