Si çdo lidhje, edhe ajo e Çiljetës dhe Romit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Zënka, pajtime e të tilla si këto. Por, në fund duket se ka triumfuar dashuria që ata kanë për njëri-tjetrin. Kështu, shumë u çuditën dhe të tjerë ishin fort të sigurt kur në ditëlindjen e Çilit ka mbërritur i dashuri i saj, Romeo. Ai ka qenë i shoqëruar me vëllain dhe nusen e tij dhe nuk ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse me një të dashur si Çili nuk ka si të ndodhë ndryshe. Romeo ia la gjithë protagonizmin e mbrëmjes të dashurës së tij dhe preferoi që në pjesën më të madhe të kohës të rrinte ulur. Megjithatë, sytë e njerëzve hetues e vëzhgonin gjithë kohës. Romeo ka qenë krejt i qetë dhe Çiljeta është padyshim e lumtur që lidhja e saj ka rigjetur të njëjtën atmosferë. Gjë që e legjitimon prezenca e Romeos!!!
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
