Deçan – Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje më 13 shtator 2009 dhe për grabitje të armatosur të datës 5 janar 2010, në pompën e derivateve “Agonisi Gas” në fshatin Carrabreg Deçan. Identifikimi dhe arrestimi është bërë nga hetuesit rajonalë për krime serioze më 01/02/2010. Fillimisht të dyshuarit janë arrestuar për grabitje të armatosur në “Agonisi Gas” në Carrabreg, ku nën kërcënimin e armëve kishin grabitur kasafortën me një shumë të hollave, telefonin mobil etj. Pastaj të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur dhe kanë qenë persona të panjohur për policinë deri në momentin e identifikimit dhe arrestimit. Në vazhdën e hetimeve nga hetuesit janë mbledhë prova dhe dëshmi ku të dyshuarit dyshohen se e kanë kryer veprën penale të vrasjes të datës 13/09/09. Ndaj dy të dyshuarve (rreth 48 vjeçar dhe 31 vjeçar) nga komuna e Deçanit është ngritur kallëzim penal dhe i është dërguar Prokurorisë së Qarkut në Pejë. Prokurori ndaj të dyshuarve ka vazhduar paraburgimin në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Dyshohet se në veprat e lartcekura ka qenë pjesëmarrës edhe një i dyshuar (rreth 31 vjeçar) nga Peja por për momentin gjendet në arrati.
Lajme tjera:
- Arrestohet polici serb, i dyshuar për vrasjen e Hakif Mehmetit
- Manifestimi qendror i faljes së namazit të Fitër Bajramit këtë vit u mbajt në Tetovë
- Vrasje në Studeniçan të Shkupit
- Vritet një shqiptar në veri të Mitrovicës
- Studentët e UEJL-së të kënaqur me jetën universitare
- Rrahje masive në Mitrovicë
- Tetovë: Filloi asfaltimi i pjesës së dytë të rrugës “Dervish Cara”
- Arrestohet Lirim Jakupi- Nacisti
- Përurohet katedralja e Prishtinës – VIDEO
- Shkollat shqipe largojnë arsimtarë shqiptar punësojnë maqedonas
