Lëvizja qytetare “Zgjohu!” dhe të gjitha organizatat tjera shqiptare kërkojnë monumente të shqiptarëve të dalluar në sheshin e Shkupit.
Ata, po ashtu, propozojnë që Qeveria dhe Qyteti i Shkupit të ndërtojnë shtëpi autentike të Nënës Terezë në vendin e pllakës përkujtimore ku gjendej shtëpia e familjes Bojaxhiu, qëndron në kumtesën e “Zgjohu!”.
Kërkesa vijoi pas intervistës së ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska në televizionin A1 të shtunën, për projektin “Shkupi 2014”.
“Ministrja e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, Elizabeta Kançeska – Milevska theksoi se qëndron në disponim të pranojë nisma nga bashkësia shqiptare si dhe të tjerët për plotësimin e projektit “Shkupi 2014”.
Duke përshëndetur gatishmërinë e ministres, Lëvizja qytetare “Zgjohu!” ka nderin të dërgojë kërkesë për përfshirjen e përmendoreve shqiptare në sheshin e qytetit të Shkupit me ç`rast qendrën do ta zbukurojë një frymë multietnike, multikonfesionale dhe multikulturor që karakterizon shtetin”, shkruan në kumtesën e lëvizjes qytetare.
Nga “Zgjohu!” propozojnë ndërtimin e Xhamisë Burmali, përmendore të Adem Jasharit, 28 Nëntorit, 17 Shkurtin, dëshmorët e UÇK-së të vitit 2001, dëshmorët shqiptarë nga Maqedonia në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, viktimës së Universitetit Shtetëror në Tetovë, Abdulselam Emini, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Lidhja e Prizrenit, Jashar Bej Shkupi, Mit`hat Frashëri, Motrat Çiriazi, Ibrahim Rugova, Ferid Murati, Luan Haradinaj, Kullën Shqiptare dhe shumë propozime tjera që do t`ia dorëzojnë në mënyrë plotësuese për qytetet tjera nëpër tërë Maqedoninë.
E gjithë kjo në kombinim do t`i gjellës tradicionale “turlitavë” që më së miri do ta reflektojë shoqërinë e Maqedonisë së sotme, bëhet e ditur në kumtesën e lëvizjes qytetare “Zgjohu!”.






