Në takimet e para të javës së 17-të të Premier ligës angleze në futboll të zhvilluara të martën mbrëma veçojmë fitoren e Aston Vilës në Sanderlend me rezultat 2:0.
Heski (24’) dhe Milner (61’) shënuan në fitoren e merituar të skuadrës nga Birmingemi, e cila triditë më herët fitoi të tri pikët edhe në Old traford ndaj Mançesterit. Tashmë, Aston Vila ka kaluar në vendin e tretë me 32 pikë por me një takim më tepër se Arsenali i cili nesër përballet me Barnlin në fushën e këtij të dytit.
Në radhët e Sanderlendit, Lorik Cana pas dy kartonëve të verdhë, 11 minuta para përfundimit u detyrua të lëshoi fushën.
Mançester Junajtedi sipas parashikimeve shënoi fitore bindëse ndaj Vulverhemptonit me rezultat 3:0 me golat e Runit, Vidiçit dhe Valencies. Fitore të vlefshme të martën mbrëma shënuan edhe Boltoni ndaj Uest Hemit (3:1) dhe Birmingemi ndaj Blekburnit (2:1).
Premier liga – java e 17-të
Mançester Jun. – Vulverhemptoni 3:0
Birmingemi – Blekburni 2:1
Sanderlendi – Aston Vila 0:2
Boltoni – Uest Hemi 3:1
Sanderlendi – Aston Vila 0:2
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik

