Home » LifeStyle » Këshilla të vogla për ndejë festive

Këshilla të vogla për ndejë festive

familjaNë mënyrë që të kënaqeni me drekën tuaj festive, organizohuni maksimalisht dhe zvogëlojeni stresin deri në minimum. Prandaj, sa për fillim, qysh tani, vendosni se çka do të gatuani, cilat ëmbëlsira do t’i përgatitni, cilat pije, etj. Desertët mund t’i përgatitni edhe dy ditë më parë, mishin mund ta piqni një ditë më parë, kurse ushqimet e ndryshme të gatshme duhet t’i grini ditën e festës. Te ne, në të gjitha vetëshërbimet e mëdha, mund të gjeni sallame, proshuta e djathëra të gatshme, të grira, të cilat mund t’i shoqëroni me kastravecë turshi dhe me ullinj, gjë që do të ndikojë shumë në kursimin e kohës tuaj. Kujdesuni që t’i siguroni (blini) këto sende sa më parë, meqë mund të ndodhë që, për shkak të kërkesave të mëdha, të mbetni me gishta në gojë. Po ashtu, qysh tani duhet të siguroni vend shtesë në frigorifer. Edhe pse bën mot i ftohtë, disa ushqime gjithsesi duhet t’i futni në frigorifer, që ta ruajnë shijen dhe aromën e tyre të veçantë. Në ballkon mund të ruani ëmbëlsirat e pjekura dhe mishin e pjekur, por vetëm nëse nuk ka diell. Për përgatitjen e gjellëve dhe ëmbëlsirave, një ditë më parë grini gjësendet ushqimore, bluani keksët dhe ruani në vend adekuat. Po ashtu, kohën për përgatitjen e ushqimeve mund ta kufizoni me blerjen e ushqimeve të grira dhe të ngrira. Në vend të pjekjes së keksëve të thatë, blini të gatshëm ata, të cilët më pas mund t’i stolisni me shllag.
Salcat e gatshme, lyerjet dhe pastetat: Në mënyrë që të keni kohë sa më të madhe për festë, blini sa më shumë ushqime të gatshme, si psh pasteta sipas shijes, djathë të grirë dhe ullinj pa bërthama. Po ashtu, mund të shërbeheni edhe me lyerje të djathit, kastravecë dhe salca të ndryshme.
Mjafton një specialitet: Nëse doni që t’i impresiononi mysafirët me mjeshtërinë tuaj të gatimit, përcaktohuni për vetëm një specialitet. Pjesa më e madhe e njerëzve impresionohen vetëm me një ushqim fantastik, sesa me katër specialitete të ndryshme. Kështu edhe ju do të keni kohë më shumë.
Mysafirët mund të shërbehen vetë: Organizoni një mini-bar. Qitni gjësendet ushqimore dhe pijet ashtu që mysafirët të munden vetë të shërbehen. Kështu edhe ata do të ndihen më mirë, e edhe ty nuk do të të pikin djersët në tokë duke u shërbyer të tjerëve.
Lavamani dhe koshi i mbeturinave: këto dy sende duhet të jenë të zbrazëta, në mënyrë që të keni vend ku t’i skajoni enët e palara dhe mbeturinat.
Muzikë e mirë për festë: Mos e harroni as muzikën, varësisht nga lloji i ndejës së përgatitni dhe nga mysafirët që i keni ftuar. TV-në duhet ta fikni, meqë tërheqë vërejtjen dhe nuk lejon shoqërimin. Zgjidhni muzikë të gëzueshme, pa tone melankolike, pra assesi tallava.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics