Home » Kronika nga qytetet, Lajme Vendore, Video » VIDEO: Rrëfehet vrasësi i pasluftës – Nazim Bllaca

VIDEO: Rrëfehet vrasësi i pasluftës – Nazim Bllaca

Nazim Bllaca duke u rrefyer para mediave

Nazim Bllaca duke u rrefyer para mediave

Emrat e apostrofuar nga Nazim Bllaca: Azem Syla, Xhavit Haliti, Fatmir Xhelili, Fatmir Limaj, Ekrem Jashari, Sadik Abazi, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Kadri Veseli, Ferat Shala, Bekim Syla.

Kosova është tronditur nga rrëfimet rrëqethëse për vrasjet e kryera në Kosovë. Për të gjitha vrasjet dhe tentim vrasjet e kryera në Kosovën e pas luftës, ka filluar të zbardhet misteri, të paktën për 17 prej tyre, gjithë[ka është zbardhur nga vetë dorasi, apo pjesëmarrësi në ekzekutime, Nazim Bllaca.

Vetë njëri nga autorët e vrasjeve makabre të pas luftës në Kosovë, ish-luftëtari i UÇK-së, pjesëtar i SHIK-ut, që nga periudha 1999-2003, Nazim Bllaca, ka pranuar të dielën të dal me fytyrë, pa maskë dhe pa asnjë mbrojtje, të rrëfej publikisht për të gjitha vrasjet dhe tentim vrasjet të kryera në Kosovë, për të cilat di ai dhe në të cilat ka marrë pjesë, i urdhëruar nga strukturat udhëheqëse të SHIK-ut, kryesisht nga Azem Syla dhe burri i mbesës së tij, Shpresim Uka, ky i fundit epror i Bllacës.

I lindur më 01.04.1972 në Ribar të Madh, komuna e Lipjanit, Nazim Bllaca, me profesion arsimtar, thotë se është kyçur në UÇK nga qershori i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999, në Zonën e Pashtrikut. Pas lufte ai është inkuadruar në strukturat e SHIK-ut, si njeri i besueshëm dhe i bindur se në këtë mënyrë do t’i kontribuonte atdheut, derisa një ditë ai ka kuptuar se personat e etiketuar si shërbyes të UDB-së nuk kanë qenë të tillë, prandaj edhe kishte marrë vendim që në 2003-ën të braktisë strukturat e SHIK-ut.

Lista më ka ardhur nga eprori im Shpresim Uka

Në konferencë shtypi të dielën në Prishtinë, në pushimoren ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe të Prishtinës, e njohur si trerremëshi, ai ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga deklaratat e bëra në një rrëfim më shumë se gjysmë ore në DVD, (material ky që gazeta e boton të plotë në faqet 6-7), në të cilat ai drejtpërdrejt akuzon udhëheqësit e SHIK-ut dhe njerëz të strukturave qeveritare. Ndonëse nuk flet me emra se cilët janë personat që ai personalisht i ka vrarë, thotë se ka marrë pjesë në 17 raste, përfshirë këtu vrasje, plagosje, tentim-vrasje, kërcënime, rrahje brutale. Për vrasjet, thotë se për personat që ai i ka vrarë do të dëshmoj në Prokurorinë e EULEX-it. “CD që është dorëzuar në Parlamentin e Kosovës nuk ka të bëjë me periudhën e luftës, por për aktivitete që janë zhvilluar pas luftës. Kam qenë pjesë e strukturave të SHIK-ut dhe ajo CD i qartëson disa gjëra që janë manipuluar në adresën time. Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem Sylën, dhe aty kam shërbyer 4 vite, nga 1999-2003. gjatë asaj kohe i kemi pasur strukturat tona dhe veprimtaria është zhvilluar në shumë fusha. Është e vërtet se bëhet fjalë për vrasje në nivel Kosove. Ato që i ka përmendur Gani Geci ato janë të vërteta. Flitet për vrasjen e Agim Veliut e shumë të tjerëve”, nis rrëfimin e tij z. Bllaca. I pyetur se a ka vrarë ai Xhemajl Mustafën, Tahir Zemajn, Bllaca thotë se nuk ka qenë i përfshirë në këto vrasje, por si strukturë e këtij shërbimi thotë se është autor i një vrasje, por ajo mbetet të dëshmohet në Prokurorinë e EULEX-it. Ai thotë se prokuroria e EULEX-it është ë njohur për vrasjet që ai i ka kryer. “Shefi mbi mua ka qenë Shpresim Uka, dhëndër i Azem Sylës dhe kemi punuar në një strukturë vijë vertikale ashtu siç duhet. Nuk kemi qenë shumë, në rrethin tonë kemi qenë 3 persona, të gjithë tashmë të njohur për Prokurorinë”, thonë ai, ndërsa shton se lista për të eliminuar njerëz të caktuar i ka ardhur nga eprori i tij. “Mua lista më ka ardhur nga eprori im Shpresim Uka. Kam dëshmi për të gjitha, posedoj edhe audio dhe video incizime që janë marramendëse, incizime duke marrë pjesë në aksione. Të gjitha i janë dorëzuar Prokurorisë. Unë kam punuar nën koordinatën e Azem Sylës. Kam qenë pjesëmarrës në 17 raste. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime, shantazhe, rrahje brutale etj”, ndërsa nuk ka precizuar se kush është personi që ai personalisht e ka varë, duke thënë se këtë informatë e ka Prokuroria e EULEX-it. Bllaca thtoë se ka qenë i pa vetëdijshëm për atë që ka bërë, duke menduar se në këtë formë po i shërben atdheut. “Kam menduar se jam duke punuar mirë për atdheun, por ajo kishte qenë krejt diçka tjetër, që është bërë nga individë dhe klane të ndryshme të cilat nuk ia kanë dashur të mirën tjetrit. Kanë thënë se ata njerëz të caktuar i kanë shërbyer UDB-së. Por në fund doli e kundërta e asaj që është thënë. Po e marr shembull kanë thënë se Ali Sadriu shërben për Shërbimet e fshehta të Beogradit apo dikujt tjetër, apo Adem Saljhai dhe këta i kemi futur me një ‘thes’ me Selim Broshën dhe Ibush Kllokoqin”, thotë Bllaca.

Jam penduar për punën që kam bërë

Ai nuk di nëse për këto raste kanë qenë të njoftuar udhëheqësit e shtetit. “Këtu nuk mund të implikoj kryeministrin. Unë nuk kam të bëjë asgjë me Hashim Thaçin, Fatmir Limaj apo Presidentin”, thotë ai. Bllaca ka rrëfyer edhe për takimet që Azem Syla i ka mbajtur me strukturat e SHIK-ut në vitin 2007, ku ishin ofruar 100 mijë euro për të likuidimin e tij. “Më 20 gusht 2007 nga i njëjti grup kriminal është përgatitur likuidimi im, ku edhe janë dhënë 100 mijë euro dhe për këtë është e njohur edhe Prokuroria e EULEX-it. Kam dhënë një deklaratë në stacionin numër 2, por ajo deklaratë imja pas 20 minutash ka dalë nga stacioni. Tash kam vendosur të flas sepse është koha. Siç po shihet edhe Prokurorët e EULEX-it janë të interesuar t’i dalin kësaj çështje deri në fund”, thotë ai, ndërsa thekson se të njëjtën gjë ka dashur ta bëjë edhe në vitin 2007. “Kam dashur të dëshmoj për të gjitha ato që janë bërë duke u bazuar në organet e mirëfillta të EULEX-it. Fillimisht në gusht të vitit 2007 kam dashur të flas, por duke u bazuar në të kohë që UNMIK-u ishte jo stabil jam detyruar të largohem nga Kosova”.

Ai, ka pohuar se urdhërdhënësit për vrasje janë ministra dhe zv.ministra, por nuk ka precizuar asnjë nga ata emra, duke thënë se emrat janë të njohur për EULEX-in.

Duke qenë personi i parë që del hapur për të dëshmuar për krimet e bëra, ai thotë se në asnjë moment nuk do të tërhiqet nga deklarimet e bëra dhe se është i gatshëm të paguaj me çmim gjithë atë që ka bërë, ndërsa për të gjitha të bërat e tij, ai thotë se ka qenë në dijeni edhe familja. “Jo absolut nuk tërhiqem. Unë jam personi i parë në Kosovë që pas luftës dal haptas. Po normal se unë jam penduar për punën që kam bërë nga viti 1999. Barra ime sa më bien jam i interesuar ta paguaj. Kam tre fëmijë dhe gruan, jetojmë të gjithë në Kosovë. Edhe po të vritem nga ky vend njerëzit do të kapen, dhe për këtë do të marr vesh edhe Brukseli sepse janë çështje madhore. Unë ua njoh strukturën e vrasjeve dhe mua nuk e kanë lehtë të më qesin në kurth”, shprehet Bllaca. Ai thotë se Azem Syla dhe njerëzie tij i kanë ofruar edhe të holla për të tërhequr dëshmitë. “Më 13 tetot 2009 nuk kemi mund të arrijmë kompromis me Azem Sylën rreth këtyre çështjeve. Në takimin që kam pasur me grupin kriminal të Azem Sylës nuk kemi arritur të gjejmë kompromis. Jam takuar me Azem Sylën që ata të mi japin disa të holla dhe unë të tërhiqem nga të gjitha. Fillimisht më kanë ofruar 400, pastaj 600 mijë euro, nëse unë largohem nga mediat, EULEX dhe partitë opozitare. Njerëz të Azem, Sylës më kanë thënë se nëse tërhiqem nga deklarimet do të më ndihmojnë me miliona dhe ky takim është mbajtur në Drenicë”, thotë ai, ndërsa shton se për mos pranimin e tërheqjes së tij pas publikimit të CD-së në Parlamentin e Kosovës të premten më 27 nëntor në orën 19:00 ndaj tij është përgatitur atentati i dytë.

Ai thotë se ka zgjedhur Gani Gecin për t’ia rrëfyer të bërat e tij, nisur nga fakti se Geci është anëtarë i komisionit për siguri në Parlament, dhe jo se ka qenë ithtar i LDD-së.

Geci: Dëshmitari tregon se kush e ka gjakosur Kosovën

Deputeti Gani Geci, shpjegon se si ka ardhur deri të kontakti me dëshmitarin, duke thënë se fillimisht kanë biseduar në telefon e pastaj e ka ftuar z. Bllaca që të takohen në Skenderaj. “Ka filluar të rrëfejë dëshmi aq rrëqethëse sa që unë s’kam besuar, sepse më është dukur si nëpër filma. Pastaj kemi shkuar të Adem Salihaj dhe jemi takuar në një kafiteri në Ferizaj dhe gjatë rrëfimit dëshmitari ka shprehur gatishmërinë për t’u incizuar në CD. Ky dëshmitarë tregon se kush është para politika dhe kush e ka gjakosur Kosovën. Nuk është patriotizëm me dhanë urdhër dhe me vra axhën e vet që ka punuar në arsim. Urdhërdhënësit janë në hierarkinë e institucioneve”, thotë Geci.

Edhe Adem Salihaj, thotë se në nuk është strukturë që ka zhvilluar ndonjë hetim, por se ka qenë një viktime e krimit të organizuar në Kosovë. “Jam munduar me vite të zbardhë të vërtetën lidhur me tentim-vrasjen dhe dëshmia që ka ardhur te unë që ka rrëfyer edhe për rastin tim, ka ardhur nga një peron që kurrë se kam njohur. Jemi marrë vesh që ta filmojmë me kamera atë dëshmi. Në këtë CD janë shumë përgjigje për shumë vrasje në Kosovë. Janë përgjigje për një krim të organizuar për sektorin e organizuar të SHIK-ut dhe flitet për një person që ka qenë pjesë e sektorit të vrasjeve që ka rrëfyer për atë pjesën që e di ai. Janë përgjigje jo vetëm për rastet që janë përmendur konkretisht, por edhe për rastet që nuk janë përmendur, sepse urdhërdhënësi është i njëjti për të gjitha vrasjet në Kosovë. Këtu janë përgjigjet për tentim-vrasje ndaj Agim Veliut, Ejup Visokës, Gani Gecit, dhe ndaj meje. Këtu janë përgjigjet për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Enver Malokut, Ukë Bytyçit, Shaban Manajt, Tahir Zemajt, Besim Dajakut, Bekim Kastratit, Sebahate Tolaj, etj”, thotë ai. Salihaj është i bindur se Kosova nuk mund të ecë përpara me këta njerëz dhe këto institucione, ndërsa kërkon nga mekanizmat përkatës që të gjejnë mënyrën që mos të sundojë krimi dhe mafia politike. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, Salihaj mohon të ketë qenë ndonjëherë pjesë e kësaj strukture ilegale. “SHIK dhe PDK kanë tentuar të konstruktojnë një akuzë kinse unë kam lidhje me Sigurimin Atdheut, por them se s’kam asnjë lidhje. Ndoshta ekziston Sigurimi i Atdheut dhe besoj se e njëjta strukturë qëndron prapa këtij shërbimi dhe s’kam asnjë lidhje me këtë. E ardhmja do të tregoj se kush është i lidhur me krim e kush jo dhe shumë gjëra do të dalin në shesh. Ne sot ndjemi të rrezikuar, por megjithatë kemi vendosur që të plasojmë të vërtetën”, thotë ai, ndërsa thekson se tashmë edhe EULEX-i ka dëshmi konkretet që flitet me emra dhe mbiemra.

Xhelili: Nuk e njoh Nazim Bllacën
Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili, i ka quajtur të pavërteta dhe shpifje akuzat e dëshmitarit nga CD-ja e përfolur Nazim Bllaca, duke thënë se nesër do të ngrisë ndaj tij padi penale. “Ne jemi duke u angazhuar për shtet ligjor dhe për shtet ku sundon ligji, edhe besoj se organet e drejtësisë do të merren tash drejtpërdrejt me këtë rast, dhe jam i interesuar që këtë rast të zbardhet deri në fund dhe të vijë deri te realiteti, dhe të gjithë ata nëse kanë bërë vepra, të dalin para drejtësisë, por koha kur është dhënë deklarata dhe njerëzit që e përkrahin për këtë deklaratë, më shumë janë për qëllime politike dhe për fushatë zgjedhore se sa që ka të bëjë diçka me realitetin”, ka thënë Xhelili për RTV21.

Syla: Akuzat janë shpifje dhe kanë me dalë shpifje
Azem Syla, i përfoluri në CD-në e dëshmitarit Nazim Bllaca, në një prononcim për RTK-në, i ka quajtur gënjeshtra pohimet e këtij të fundit, duke thënë se nuk dëshiron të merret me rrena, shpifje dhe intriga të njerëzve të ligj, e aq më pak kur këto rrena bëhen në kohë fushatash. Ai ka thënë se nuk e njeh Bllacën si person, duke paralajmëruar se do ta denoncojë që nesër rastin tek organet e drejtësisë, të cilat do ta thonë fjalën e vet. “Shkurt flasim, se as nuk e kam njohur, e as nuk e njohim tani. Emrin tim dhe Azem Sylën e njohin tërë populli i Kosovës që nga vitet e 70, që do të thotë një jetë të tërë të timen ia kam kushtuar popullit dhe vendit tim, dhe së ardhmes së vendit. Këto shpifje në këto momente janë edhe në kohën e fushatës, edhe personat të cilat në Kuvend i dhanë deklarimet e tyre, edhe personi sot në fjalë, të gjitha këto janë shpifje dhe intriga që i bëjnë në të vërtetë njerëzit e ligj”, ka thënë Syla.

BotSot/Shqipmedia

Lajme tjera:


161 Responses to " VIDEO: Rrëfehet vrasësi i pasluftës – Nazim Bllaca "

  1. ARBEN thotë:

    O SNIPER NUK KA DHAN THAQI PO KA DHAN VET POPULLI POPULLI KA LUFTU E UDHEHEQESIA GJITHMON E KA HANGER PER SE MIRI EDHE POPULLI DUHET ME JA DIT REQAKUT EDHE SOT JEMI TE LIR EDHE FLM SHUM PREJ NATOS SE SOT AS NI SHQIPETAR NUK ISHTE NE KOSOV PO TE MOS ISHIN QETO DYA EDHE PSE VET JAM KAN NE MAL PO DUHET ME FOL DREJTESIN SE NE MAL MA SE SHUMTI EDHE NI MUJ E KISHIM MAJT NUK KA PAS SHANC PER MA SHUM PO PRAP PO THAM FLM NATO REQAK EDHE POPULLI I KOSOVES

  2. nita thotë:

    oooo qfar njerz jeni more a din more naj kush qe keni ZOT permi krejt a dim me than oo ZOT na ndimo

  3. thaqi thotë:

    nazmi bllaca usht njeri brisht njeri tradhetat njeri shitur per para … qifsha mit tavan edhe robt ti qifsha nazmi bllaca shko te biri shkines shko haja buken ti qifsha mit tavan … edhe ai…. shiki ta qift nanen ……………..

  4. llapushniku thotë:

    nazmi bllaca usht njeri tradhetar i popllit ky usht …esat pasha.. ky usht gjak serbi ,,, ai njeri qe perkrah nazmi bllacen ai nuk usht shqiptar ,,,

  5. sniper 2 thotë:

    komentues ju keni te drejt ta jepni mendimin e juaj ne lidhje me budallakun e bllaces por skeni te drejt me shkru ktu pa lidhje kunder thaqit e disa tjerve ketu qe kan dhan kontribut per kosoven dhe bash qiky thaqi e shpalli shtetin kjo ka randsi shum per ata qe kan jep antar tfamiljes per ata qe kan hanger pluma neper trup e hala jetojne invalida ju a keni men pse ma shpejt i besoni gjith fjalve te keqija sesa atyre te mirave un pajtohem plotsisht me veteranin krejt ate qe thot dhe ti dano nese je aq trim dili perpara thaqit e thuj duhet me te vra apo limes ti duhet me pas nanen qik hala ti me kry aso veprash e sidomos kur a fjala per heroj te gjalle e mos qoni ferrka ktu se kur ka qen koha me ja ngre gishtin duhet kush ja ka ngre drenica si gjith e tani edhe te tjeret masi si skan pas qare s ju kish hi serrbi te grat e qe besa disa disa kjo sju konvenon sepse kan pas kumari me shko por qe fati e qka me ba pra per fund qysh ka than edhe veterani vrasja e tradhtarve te vendit kurr ak mu nal por ka me vazhdu hala e qiky bllaca koka pas pshtu po i vjen reni edhe ktina birit shkines e ju qe ndieni veten shqiptar mos i ngoni fjalt e tradhtarve si bllaca e dani e shum dana tjer.

  6. stupcat thotë:

    keto pohime te Bllaces nuk kan te bejne (sic mendojn disa )me:imazhin e kosoves,Uck-ne, gjakun e deshmoreve etj. Keto paraqesin nje varg krime qe jan zhvilluare ne kosove ndaje popullates intelektuale shqiptare,ku supozohet se jane te implikuare edhe disa persona qe udheheqin strukturat politike shoqerore ne kosove.Un personalisht nuk mirrem me politike se e dije se si eshte ajo, por nese dojme nje shtete demokratik me standarte evropiane duhet qe kriminelet ti zbulojme dhe ti denojme.Me ket ne zbardhim fetyren e shtetit te posaformuare te kosoves ,njeherit ndalim dhimbjet dhe lotet e kryefamiljareve qe ishin viktime e keti krimi misreioze.Preshendes kryefamiljaret qe hymben me te dashurit e tyre si dhe ata qe e lexojne kete mendim.

  7. stupcat thotë:

    ky eshte nje kriminel i arsimuare (gjeografikisht) ne frynen e te pashkulluareve,kuptohet edhe i paguare,po zoti ka dashte e shefi i tije sja ka paguare honorarin e tash ky pe akuzon.Kjo do te thote se: ” Edhe aj shefi-kriminel nuk e ka besuar se ky do te behet kriminel i talentuare dhe se ka per ta qite ne kureth vete shefi “.Kjo eshte nje poteze kre krimineli ja jep mat me dy poteza ishkriminelit.

  8. Deshmitari thotë:

    o po ju vjen merzi juve kllosharve qe jav kan qit rrenat ne fushe krejt pdk-se po nuk dilet me vra lepra ne qytet se leprat rrin neper male e hashim thaqit poj doken kokat e ldk-se lepra po runu se kta lepra ishin me pushke ne krah e po jav kthejshin plumbat. …… te shohim prej janarit e anej a po nihet naj hashim a najkush tjeter kan me shku me rru vo ne dubrav se nuk jan per sen tjeter kta delegatet e pdk-se veq me vjedh me vra edhe me rru vo.

  9. ejup.gashi thotë:

    me falni nese gaboj por disa mendime qe po i lexoj keto mund te jen te pa verteta sepse siq thon disa prej ketyre qe jan prezantuar si un ku ka qen ky njeri me heret dhe qfar shkolle ka te kryer dhe nuk mund ti besohet kaq leht nuk eshte dashur ne ket kohe te mirret me kesi thashethema pr as te njelloset lufta e uck se

  10. Bujari thotë:

    Ekremi ku e ke kry shkollen fillore shokit se nuk po foli per te mesmen se ti ase 4 vjeqaren nuk e paske te kryme. ku ke pa ne kuvend mu leshu cd-ja?po ti shifesh se me gjth keta qe e perkahin ket mut jeni tradhtar te kombit.u pa qe edhe serbija dol e perkrahi djalin e vet.

  11. cani thotë:

    ooooooooooooo nje dit drejtesija do del edhe te gjitha keto krime qe jan ba jan ba me urdhen te nje funksjoni te lart per me ja prish tjetrit imazhin edhe krejt keto krime jan ba me ja hedh dikujna tjeter fajun po jo se ka zot edhe nje dit del krimi ne drejtesi jon do njerrz ne ksoov se udhheqin vendin
    jo se e meritojn mos me kan aty po as ne kosov me jetu edhe sa i se une e di se krejt keto sende jan ba me ja hedh dikujna tjeter fajin po kriminelat jan kriminela edhe do mbesin ashtu edhe sa i perket me kan me udhheq kosove eshte baba ramush aj eshte legjend e gjall e lemi tu mua ata komandantat e bllaces e tjer kaq kisha une

Leave a comment

web analytics