Ka perfunduar 0-0 takimi miqesor Estoni – Shqiperi, ne stadiumin “Le Kok”. Kuqezinjte nuk kane arritur te marrin me shume se nje barazim, pavaresisht nderrimeve te teknikut Kuzhe. Skema e tranjerit kroat, 4-1-4-1, me sulmuesin Salihi te vetem ne repartin ofensiv, qe mbeshtetej nga krahet, nga Skela e Bakaj, nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi ne te gjithe 90 minuteshin jane shenuar vetem disa raste sporadike. Rezultati nuk ka ndryshuar as me futjen e Liles dhe spostimin e Jahmir Hykes ne pjesen e dyte. Kjo eshte perballja e trete mes Shqiperise dhe Estonise, pas fitores 2-0 te kuqezinjve ne vitin 2003 dhe barazimit 1-1 ne vitin 2004, ne kohen kur kombetarja drejtohej nga gjermani Hans Peter Brigel. Nderkohe, kjo ishte miqesorja e trete e kroatit Kuzhe, pas barazimit me Gjeorgjine dhe fitores me Qipron. Takimi me Estonine ishte cilesuar edhe si “era e re” e Josip Kuzhes, pasi tekniku pas humbjes me Suedine, deklaroi se 5 ndeshjet e meparshme zyrtare dhe miqesore ishin per te eksperimentale dhe ne nentor fillonte puna e tij e vertete. Por, ne vendin balltik rezultoi jo efikase.
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
