Home » Sport » Notat e futbollistëve të kombëtares pas ndeshjes me Qipron

Notat e futbollistëve të kombëtares pas ndeshjes me Qipron

ekipi_kombetar_-_2 Shqipëria ishte në një mbrëmje shumë të mirë dhe lojtarët gabuan shumë pak

Ujkani – Pa faj në rastin e golit. I sigurtë në pjesën e mbetur megjithëse nuk kishte shumë punë. Trajneri dukej qartë që kërkon shumë konfirmime prej tij derisa e la të luante për 90 minuta. Nuk binte në sy që ishte një portier në nivelet e debutimit, dukej sikur kishte kohë që mbronte kuadratin kuqezi.

Cana – Trajneri i Sandërland duhet të ndihet krenar për blerjen e tij të re. Një “luan” i vërtetë, një lider në mbrotje. Nëse dikush e ka marrë malli ta shohë në mesfushë duhet të presë shumë kohë. Shqipërisë i duhet mbrapa. Organizator në llojin e vet. Konstandinu nuk dukej si lojtari më i mirë i Qipros kur dyluftonte me ndoshta lojtarin më të mirë të Shqipërisë.

Dallku – Nuk është roli i tij, por mund ta quash pak fajtor vetëm në rastin e golit. Trajneri e do qëndërmbrotjës për shumë kohë dhe në këtë rol duhet të rritet.

Curri – E nis me disa gabime në pasim të cilat i ka bërë “modë” në tre katër ndeshjet e fundit. Por më pas është Curri i zakonshëm. Shumë i fortë dhe enegjik. Mbulon mirë në krah.

Vangjeli – Duhen ndeshje të mëdha për të kuptuar që ai është në fushë. Dhe duhen kundërshtarë të mëdhenj. Ai dje ka parë një paraqitje shumë normale. Duhet të punojë më shumë me krosin. Është rritur në krah. Ka iniciativë dhe del më shumë përpara.

Duro – për minutat që luajti në krah ishte i vështirë për tu dalluar, në qendër jep spektakël. Del në lojën e tij, praktikisht një lojtar i lirë. Kombinimet me Skelën dhe sulmuesin janë të atyre njerëzve që njihen prej kohësh. Një kënaqësi personale më shumë dhe për të. Gjysmën e Qipros e ka shokë. Gjysmën tjetër rivalë në kampionatin ku luan. Dhe Duro kishte kohë që nuk ishte ai i natës së djeshme. Kush tha që i ka ardhur koha të lërë përfaqësuesen?! Ka gabuar!

Skela – mund të jetë pa skuadër, por ai, Skela është lideri kuqezi. Një lider i vërtetë. Talenti që i mungon përgjithësisht futbollit shqiptar. Një kapiten i vërtetë. Luan dhe jep gjithccka, ul në gjunjë kundërshtarët dhe realizon dy gola. Dhe me penallti “quhet”. Ka gjasa të jetë goalshënsuesi i skuadrës në të ardhmen. Deri tani ka shënuar 12 gola. Bushi 14!

Bulku – Ccfarë rritjeje. Ky lojtar i ri habit të gjithë nga ndeshja në ndeshje. E mbani mend përpara një ose dy viteve. Bënte gjëra të thjeshta, brenda kaudratit që i lejonte fusha dhe mundësitë. Sot është Bulku titullar, njeriu që bën befasisht të pandjeshme mungesën e Lalës. Shkatërron dhe ndërton. Madje jep edhe asiste për sulmuesit. Është mishërimi i punës! Dhe nuk është vetmë një slogan. Ky djalë meriton gjithccka.

Agolli – i njëjti i ndeshjes së fundit. Një lojtar që po fiton krahun e majtë. Në mesfushë dhe në mbrotje. Sikur të mos mjaftojë kjo dhe shënon. Nga larg. E fut portierin me top në portë.

Salihi – ato raste që kishte dje nëse do ti jepeshin në klubin ku luan do ti kishte shënuar. Fatkeqësisht me Komëbtaren në këtë drejtim ka diccka që nuk shkon. Megjithatë e kompenson në mënyrën më të mirë, fiton dy penallti dhe jep një roveshatë asist. Sigurisht që nga ai të gjithë duan golin, por mos kujtoni se e doni më shumë se ai vetë?! Për më tepër sakrifikohet dhe në krahë. Nuk mund ta nxjerrësh lehtë nga fusha.

Bogdani – Më mirë vonë se sa kurrë. Në gjithë këto vite jemi përpjekur të gjithë bashkë të shohim simptomat e liderit në sulm te ky lojtar. Shpesh herë e ka bërë por ndonjëherë edhe ka dështuar. Tashmë duket qartë që është në limitet e asaj që mund ë bëjë më mirë. Organizon, shënon dhe mbron mirë. Kthehet dhe mbrapa në ndihmesë të skuadrës. Është gjigandi që na duhet përpara. Ka zëvendësuar Taren?!

Të tjerët – Vila ka një raport shumë të mirë me topin, fushën dhe golin, shënon sa hyn. Sefa luan si mesfushor dhe nuk stonon, ndërkohë që Lika është një “kafshë” e vërtetë, është gati ta “hajë” kundërshtarin me gjithë “rroba”. Bakaj lufton shumë atje përpara dhe bën më të mirën,. Ndërkohë që Hyka dhe topat që jep lart e poshtë janë tashmë të njohura për të gjithë. Nëse dhe Lilës do ti afrohej një mundësi me siguri nuk do të përtonte. Për fatin e tij të keq nuk ndodhi. Ashtu si nuk stonoi Beqiri. Për aq sa luajti në mbrojtje nuk kishte asgjë më pak se sa titullarët.

Kuzhe – Duhet ta shijojë dhe ai atë që ka ndodhur. Sepse është trajneri që ka arritur rekordin. Mënjanë rekordi. Rezultatet, puna dhe atmosfera flasin krah tij. Jemi sërish një skuadër solide, dhe duhet të jetë dhe merita e kroatit apo jo?! Ka një element që nuk duhet nënvlerësuar. Sa herë ka folur për pretendimet në eleminatoret e ardhshme tranjeri ka qënë shumë i kujdesshëm, ndërsa dje pas ndeshjes e ka thënë kualifikimin për në europianin 2012 si një gjë shumë të natyrshme. Urojmë të mos jetë vetëm “entuziasëm” ashtu sikundër ai vetë e cilësoi deklaratën e një trajneri ps ndeshjes.

Gjyqtari – të tre penalltitë e Shqipërisë ishin “jo 100%”, megjithatë në futbollin e sotëm kështu janë shumica e penalltive. Edhe nëse na ka bërë ndonjë favor njerëzor, më së fundi ndodhi dhe me ne! Kushedi sa herë kemi vuajtur gjykime kundër…

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics