Një veprim ofendues mund të të kushtojë shumë, madje aq shumë, sa të humbasësh edhe postin e ministrit. Veç krizës ekonomike, papunësisë, qeverisë së Portugalisë i duhet të përballet edhe me ministra, që si reagim politik, përdorin edhe gjeste të pahijshme. Kështu, ka ndodhur me ministrin e ekonomisë në Portugali, Manuel Pinjo i cili pasi i ka treguar brirët kundërshtarëve të vet, duke i cilësuar brinarë, ka dhënë dorëheqjen. Kjo ngjarje detyroi kryeministrin Hose Sokrates të kërkonte falje në emër të qeverisë, duke i cilësuar veprimet e ministrit të ekonomisë, totalisht të pajustifikueshme. Tashmë në krye të ministrisë së ekonomisë, duhet të vijë dikush që të paktën të jetë i aq i përmbajtur sa të mos i tregojë në publik.
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
