Home » Lajme Vendore » Uzurpimi i USHT-së, Thaçi: Një skenar Frankeshtajn i kësaj qeverie

Uzurpimi i USHT-së, Thaçi: Një skenar Frankeshtajn i kësaj qeverie

pdshKryetari i PDSH-së, Menduh Thaçisot në një konferencë për shtyp reagoi ndaj ndërhyrjes së dhunshme të Qeverisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës .

Kjo është një ndërhyrje e dhunshme në USHT si një skenar Frankenshtajn i kësaj Qeverie, një skenar shumë i shëmtuar.

Për mua nuk është e cuditshme kjo ngjarje për shkak se ata që shkatërruan Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, e shkatërruar dhe degjeneruan Marrëveshjen e Ohrit, tashmë mundohen ta shkatërrojnë edhe USHT-në. Por ata nuk kanë formulë si t’a shkatërrojnë PDSH-në por vetëm e përforcojnë atë .

Ky okupim i djeshëm që i bëhet institucionit të lartë të shqiptarëve këtu, aspak nuk dallon nga okupimi që i bëri Millosheviqi Universitetit të Prishtinës në vitet e nëntë dhjeta.

Ai tha në vazhdim se një herë vendoseshin Rrahman Morina dhe Sejdo Bajramoviqi dhe më pastaj vinin Shqepanoviqët dhe Blagojeviqët.

Kreu i PDSH-së midis të tjerash i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Maqedonisë që urgjentisht të gjitha strukturat policore dhe parapolicore të largohen nga ambientet e USHT-së .Ai ka kërkuar të largohen edhe grupe kriminele që janë atje.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve se kjo ndërhyrje a ishte e njejtë sikurse ajo në vitin 2006, z. Thaçi u përgjigj: Atëherë Qeveria shkarkoi ate rektor të zgjedhur pa asnjë procedurë ligjore, pa miratimin e tij nga senati dhe që ishte zgjedhur kundër statusit të USHT-së.

Rektori tjetër u zjedh prej Senatit, si institucion i lartë autonom i universitetit. Atëherë Qeveria dhe Ministria e Arsimit respektoi zgjedhjen oficiale që bëri Senati i USHT, ndërsa kjo Qeveri sot nuk respektoi asnjë rregull dhe procedurë ligjore.

Prof.dr. Agim Vela i përmbush të gjitha kushtet sipas Kartës së Bolonjës dhe Ligjit për arsim të lartë që të jetë në postin e rektorit të USHT-së.

Ndërsa personi i caktuar me masat e dhunshme është një Papkovic apo Stjepanoviç, apo Agron Reka, si e quajnë, i cili është një mësues, që nuk ka asnjë titutll shkencor të verifikuar si duhet.

Së katërti, USHT ka hapur konkursin normal për të zgjedhur rektorin e ri në bazë të normave dhe ligjit dhe ai skadon sot dhe prej nesër Senati do të zgjidhte rektorin që do të përmbushte kushtet. Qeveria duke parë situatën se nuk ka kuadër të saj që i përmbush kushtet, ndërhyri me masa të dhunshme dhe në mënyrë brutale. Këto mendoj se janë argumente të bollshme lidhur me këtë gjendje, thuhet në fund të konferencës për shtyp.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

3 Responses to " Uzurpimi i USHT-së, Thaçi: Një skenar Frankeshtajn i kësaj qeverie "

  1. Agoni thotë:

    Me kujtohet kur erdhi ne qeveri PDSH-ja dhe si ato te hutuarit nga mendja vendosen qe te bejne ndryshime ne USHT me po te njejtat metoda sic perdoren sot nga Ali Kijameti.
    Na keni care koken dhe shtrenjte jemi duke e paguar politiken “foteliste”. Ju lutem, na leni rrehat te jetojme se ndonje te mire nuk jemi duke pa nga ju. Nuk dihet se kush ka be me shume para, e e gjithe kjo nga politika me te cilen merreni ju.
    Per Thacin e ka dhene nje koment te mire Hoxha i Sllupcanit Jakup Hasipi i cili mund te gjindet ne youtube, kurse per Kijametin e kane dhene nje diagnoze ne Zvicer.

  2. visar thotë:

    Uzurpimi qe iu be ketij universiteti te larte arsimor ne tetove nuk eshte tjeter dicka vetem nje hakmarje ndaj ketij institucioni arsimor.Kjo qe iu be ketij universiteti nuk eshte dicka e hijshme sepse tregohet kultura e nje qeverie sic eshte partia shqiptare ne qeveri BDI. E cila ne menyre me rigoroze vazhdon qe ta uzurpon USHT-ne.
    Dhe me kete qeverisje qe vazhdon BDI-ja do ta fundos kete shtet dhe vecanerisht shqiptaret…!

  3. besart thotë:

    Qenka vjeteruar Thaci. e gjithe politiken e ke me deshtime, ne kete rast Aliu po ta kthen hakun.

    Si ti si Aliu e shkatrut rinin… largohuni shporuni nga skena politike

Leave a comment

web analytics